Shpërthen princi i Arabisë Saudite: Ky lider është Hitleri i ri i botës

Leda Hysa

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite ka quajtur udhëheqësin suprem të Iranit “Hitlerin e ri të Lindjes së Mesme”.

Muhammad bin Salmani cili është gjithashtu ministër i Mbrojtjes, tha se nuk donte që Ajatollah Aliu Ali Khamenei të “përsëriste atë që ndodhi në Evropë” gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Deklarata e guximshme e 32 vjeçarit erdhi pasi raporteve se babai i tij, Mbreti Salman po planifikon të japë dorëheqjen dhe t’i lirojë fronin.

Princi i Kurorës, bëri këto komente në një intervistë me ‘New York Times’ të botuar ditën e sotme, duke shkallëzuar ashpër  kështu ‘luftën e fjalëve’ midis rivalëve rajonalë.

Mbretëria e Arabisë Saudite dhe teokracia shiite e Iranit mbështesin anët rivale në luftërat dhe krizat politike në të gjithë rajonin.

“Ne mësuam nga Evropa se pajtimi nuk funksionon. Nuk duam që Hitleri i ri në Iran të përsërisë në Lindjen e Mesme atë që ndodhi në Evropë “, deklaroi ai.

32-vjeçari po kërkon të zhvillojë industri të reja për të larguar vendin e tij nga varësia e eksportit të naftës. Ai gjithashtu ka ndërmarrë disa hapa për të hequr kufizimet sociale, duke zvogëluar rolin e policisë së moralit fetar dhe duke njoftuar planet për t’u dhënë grave më shumë të drejta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *