Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka asnjë dyshim që operacioni për ndalimin e tre ish-drejtuesve të Policisë së Vlorës, të dyshuar si të implikuar në trafikun e narkotikëve me organizatën e Habilajve është dekonspiruar.
Këtë bindje ata e mbështesin me faktin se në momentin kur janë marrë vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda, në datë 21 nëntor, për ndalimin e tyre, Prokuroria kishte informacion të sigurtë që ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ish-shefi i Seksionit Kundër Krimit të Organizuar Gjergj Kohila dhe ish-shefi i Postës Policore të Radhimës, Sokol Bode ndodheshin në Tiranë.
Madje, burime nga institucioni i akuzës thonë se diheshin edhe zonat ku ata qëndronin, ndërsa nga ora 10;30 e paradites së të mërkurës e në vazhdim, asnjë prej tyre nuk u gjet në zonat ku ishin parë një ditë para se të lëshoheshin urdhër-arrestet.
Në lidhje me këtë rast ka nisur hetimet edhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.
Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur procedurat për përjashtimin e tre efektivëve të kërkuar nga radhët e policisë, duke i hapur rrugë shpalljes së tyre në kërkim ndërkombëtar.
Pritet që Ministria e Brendshme të depozitojë edhe një kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dekonspirimin e operacionit për arrestimin e tre ish-drejtuesve të policisë lokale të Vlorës.
Ata akuzohen se kanë bashkëpunuar me grupin e Habilajve në kultivimin dhe trafikimin e hashashit drejt Italisë.

Sipas prokurorise, tre persona nga Vlora ishin pare ne tre ZONA te ndryshme te Tiranes dhe te nesermen ne oren 10.30, kur nuk ka shans te gjesh njeri ne gjume ose ne shtepi, ata nuk ishin ne te njejtin ZONE!!!
Keta prokurore ose jane te trashe, ose maskarenj. Si do qe te jete, prokuroria te ben per te vjellur me keto lloj deklaratash amatore te shkruara nga PD-ja.
si shpjegohet qe dy operacione te drejtuara nga prokuror hajdarmataj,ne ate fshatin e vlores ku u kapen 5 ton droge te habilajve,si dhe ky i fundit per tre policet dekonspirohen?i pari nga nje prokuror qe kish celular me vehte ,i cili ia nisi berishes dhe ky ishte hajdarmataj .edhe pse pati dekonspirim,prokuroria nuk beri asnje hetim,asnje pergjegjesi,asnje konkluzion.mos e beri fatmir xhafa qe nuk ishte fare ne aksion?mos valle me kete filmim u dha sinjali “zhdukuni”.?kam te drejte te gjukoj keshtu,sepse lulushi sot deklaron qe dy nga policet kane dale ne nentor,pa dhene date.pra ata mund te jene larguar menjehere pas transmetimit te filmimit ne babice nga berisha.nje tjeter gje qe me terheq vemendjen qe lulushi di dhe vendndodhjen e njerit prej tyre,ne panama.sa shpejt ua mesoi adresen,apo keshtu kane qene rakorduar?pra hetimi duhet te kape edhe keto elemente.nuk jane te rastit qe cdo gje e di lulushi dhe saliu
“Dekonspirimi”, c’eshte kjo fjele e huaj per Porkurorine dhe Shefin e se saj Kosin+Uje?
Po operacionin ne Vlore ku u kap 10 ton droge, a nuk e dekonspiroj “Qyteari Dixhital” live , nga vete prokurori i kesaj ceshtje qe ishte ne terren duke filmuar me celualar, nga tropojani i Saliut dhe nuk u muar asnje mase?