Një nga aktivistët e shquar shqiptaro-amerikanë, Gary Kokalari në këtë intervistë ekskluzive për gazetën ‘DITA’ shtjellon arsyet e rezultatit të fortë kundër Berishës më 23 qershor. Në vijimësi zoti Kokalari ka denoncuar aferat korruptive të Qeverisë Berisha dhe ministrave të tij. Në këtë kontekst, ai thotë se Berisha i ka bërë më shumë dëme Shqipërisë se çdo individ tjetër që nga rënia e komunizmit. Më tej ai ngre pikëpyetje dhe dyshime të mëdha për vizitën e ish-Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld në Tiranë pak ditë para zgjedhjeve. Këshillat për Kryeministrin e ri të vendit, Edi Rama dhe dyshimet për ambasadorin Donald Lu që do të zëvendësojë zotin Aleksandër Arvizu. Të gjithë këto në intervistën në vijim.
– Zoti Kokalari, a u ndjetë ndopak i befasuar me rezultatin e arritur në zgjedhjet e 23 qershorit?
– Po dhe jo. Duke ditur se ka pasur një pakënaqësi shumë të përhapur me Berishën, dhe gjithashtu duke ndjekur ngjarjet kryesore, mendova se ishte një shans i mirë që Berisha do ta humbiste pushtetin, por unë u befasova disi nga përmasat e disfatës së tij. Dhe unë mendoj se edhe vetë Berisha ka mbetur shumë i habitur nga ai rezultat.
– Ju njiheni si një nga kritikët më të mëdhenj të Berishës. Sipas jush, cilat janë disa nga arsyet e disfatës që ai pësoi në këto zgjedhje?
– Berisha pësoi një humbje poshtëruese për një numër arsyesh. Para së gjithash, unë mendoj se të gjithë shqiptarët kujtuan premtimet që ai bëri, gjatë fushatës për të rimarrë pushtetin në vitin 2005. Dhe tani ata e dinë se çdo gjë që ai tha, përfundoi në një gënjeshtër të madhe. Në vend që të ndreqte problemin e korrupsionit, ai e përkeqësoi atë; ai lejoi miqtë e tij dhe të familjes të ushqeheshin si derra, ndërsa shumica e shqiptarëve vuanin për bukën e gojës. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, ai manipuloi gjykatat dhe u tall me konceptin e sundimit të ligjit. Së fundi, shqiptarët u zgjuan dhe, më 23 Qershor, ata shpallën me zë shumë të lartë dhe të qartë se mjaft ishin ushqyer dhe mashtruar me abuzimin e pushtetit të Berishës. Unë mendoj se Abraham Lincoln e ka përmbledhur këtë mjaft mirë kur ka thënë: “Ju mund të mashtroni popullin disa herë, mund të gënjeni dhe një pjesë të popullit gjithë kohën, por ju nuk mund të mashtroni gjithë popullin gjatë gjithë kohës”.
– Ju kini denoncuar kompanitë lobuese të Berishës dhe PD-së në Shtetet e Bashkuara si dhe kritikuat vizitën e ish-Sekretarit të Mbrojtjes, Rumsfeld, në Tiranë para zgjedhjeve. Çfarë ju shtyu ta bënit këtë?
– Në një mënyrë foshnjarake, politikanët shqiptarë janë përpjekur gjithmonë të duken si ata janë të favorizuar nga liderët amerikanë. Edhe pse unë gjithmonë kam menduar se kjo sjellje është disi patetike, ky është një fakt i jetës në Shqipëri. Ishte e qartë se imazhi i Berishës ishte dëmtuar rëndë nga përpjekja e tij për të kontrolluar KQZ-në, ndërsa kritika e Ambasadorit Arvizu në lidhje me këtë çështje e goditi përfundimisht Berishën. Gjithashtu, unë besoj se Departamenti i Shtetit më në fund arriti të kuptojë se korrupsioni i qeverisë Berisha kishte arritur nivele monumentale, dhe përpjekja e tij e pacipë, për t’ia dhuruar Albpetrolin mikut të tij Taçit, mund të ketë qenë fija e fundit e kashtës. Për më tepër, kritikat e ashpra nga ish-ambasadori Ëithers e dëmtuan edhe më shumë Berishën, pavarësisht se ai fliste si një zyrtar apo jo, ai shihet ende se flet me autoritet dhe, për aq sa shqiptarët ishin të shqetësuar, zëri i Ëithers vazhdon të jetë i besueshëm. Ajo që për mua ishte e dukshme ishte fakti se, në një përpjekje të dëshpëruar për të zbutur këtë imazh negativ, Berisha u përpoq të gjente një politikan të profilit të lartë amerikan për të ardhur në Shqipëri për ta ndihmuar të ngrihej. Fatkeqësisht, i vetmi që Berisha dhe Mediu mundën të gjenin ishte Donald Rumsfeld, i cili në masë të madhe nuk gëzon emër aspak të mirë këtu në SHBA. Ai ka qenë gjithmonë i përçmuar nga Partia Demokratike (Amerikane), por ai shihej me sy të keq edhe nga një segment i madh në Partinë e tij Republikane për shkak të arrogancës dhe gabimit të madh strategjik që ai bëri në Irak. Unë e ndjeva të nevojshme për të sjellë në vëmendjen e shqiptarëve se Rumsfeld ka qenë i margjinalizuar këtu në Amerikë, dhe shpresoj se kjo ka ndihmuar në zvogëlimin e kredibilitetit të tij në mendjet e shqiptarëve. Por unë mendoj se Rumsfeld gjithashtu e dëmtoi së tepërmi imazhin e tij duke qëndruar krah për krah me Mediun, që shumica e shqiptarëve besojnë se është një nga zyrtarët e qeverisë më të korruptuar në Shqipëri, dhe një prej atyre që ndan përgjegjësinë për disa nga skandalet më të mëdha të regjimit të Berishës, si Gërdeci dhe AEY. Unë ende kam disa pyetje në lidhje me vizitën e Rumsfeld-it në Shqipëri. A u pagua ai për të ardhur në Shqipëri? Nëse është kështu, ishin fondet e qeverisë që u përdoren për të paguar atë? Nëse ai u pagua, atëherë unë besoj se kjo mund të përbëjë një shpërdorim të fondeve, dhe kjo pastaj duhet t’i shtohet listës së gjatë të krimeve, për të cilët Berisha duhet të përgjigjet. Kjo duhet të ndodhë për shkak se vizita e Rumsfeld-it u bë qëllimisht për të ndihmuar dhe mbështetur fushatën e PD-së, ndërsa dhënia atij një çmim ishte vetëm një justifikim joserioz. Pra, nëse fondet e qeverisë janë përdorur për të paguar Rumsfeld-in, atëherë unë besoj se qeveria e re duhet të kërkojë që ai të kthejë këto fonde. Dhe në qoftë se kjo rezulton të jetë e vërtetë, atëherë, sipas mendimit tim, medalja e Nishanit dhënë Rumsfeld-it ka të njëjtën vlerë si medaljet që u vareshin në gjoks Idi Amin-it dhe Muamar Gadafit.
– Si ju duket gara për kreun e ri të PD-së dhe si e shihni të ardhmen e kësaj partie pa Berishën kryetar?
– Para së gjithash, është e vështirë për mua të besoj se Berisha do të largohet plotësisht nga kontrolli i PD-së. Ai, ose do të përpiqet të veprojë si një aktor me kukulla, ose ka ndonjë mashtrim tjetër nën mëngë. Flitet për PD-në që të bëhet një entitet i zbatueshëm politik përsëri, por unë mendoj se ata do ta kenë të vështirë të çlirohen krejtësisht nga Berisha dhe qarqet e ngushta të tij. Por kurrë nuk duhet të harrojmë se Berisha është i etur për pushtet ashtu si vampiri i etur për gjak. Dhe gjithkush e di se, një vampiri për t’u mposhtur, duhet t’i ndulet një pykë druri në zemër. Kështu që, unë mendoj se Berisha ka nevojë për një pykë të tillë proverbiale në zemër; dhe vetëm më pas ne do ta dimë që Shqipëria ka hequr qafe këtë shejtan (fjalën shejtan z.Kokalari e ka shkruar në shqip – shën.autor) për të mirën e vet. Dhe kjo është e domosdoshme për shkak se Berisha i ka bërë më shumë dëme Shqipërisë se çdo individ tjetër që nga rënia e komunizmit.
– A besoni te slogani për një fillim të ri të PD-së, kushdoqoftë kryetari, Basha ose Olldashi?
– Në qoftë se PD-ja është me të vërtetë duke nisur një fillim të ri, atëherë unë mendoj se përveç përzënies së Berishës, ata duhet të heqin qafe edhe nga ata që aspirojnë të bëhen shejtanë, si Basha dhe Olldashi. Sipas mendimit tim, këta të dy janë arrogantë, njerëz margjinalë që kanë demonstruar tashmë një prirje për sjellje egoiste dhe shpërdorim të pushtetit. Nuk kam asgjë kundër PD-së, dhe unë besoj se duhet të jetë një parti opozitare e gjallë dhe mjaft aktive. Dhe unë jam i sigurt se brenda PD-së ka njerëz të aftë dhe me integritet që duan të bëjnë atë që është në interesin më të mirë të vendit të tyre. Por jo Basha apo Olldashi. Në qoftë se PD-ja është duke i varur shpresat për ringjalljen tek njerëz të komprometuar si këta, atëherë asaj do t’i duhet të presë një kohë të gjatë për fillimin e ri, sepse ata do të kenë një çift lolosh të ricikluar të tipit Berisha.
– A duhet të fillojnë hetimet për një sërë krimesh që ju e kini akuzuar qeverinë e Berishës, si korrupsioni, vrasjet e 21 janarit, Gërdeci etj.?
– Disa ditë më parë, i kam shkruar një letër Edi Ramës, ku bëj disa sugjerime të detajuara në lidhje me ato që ai mund të bëjë si kryeministër. Por pa dyshim ai duhet të fillojë me hetime të plota të të gjitha krimeve që Berisha, familja e tij dhe njerëz si Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu dyshohet se kanë kryer. Ato më të dukshme janë ato që kanë të bëjnë me shifrat 21 dhe 26. Me këtë unë dua të them 21 janarin, vrasjet e 4 protestuesve të paarmatosur. Unë besoj se të shtënat ishin të urdhëruara, dhe kjo duhet të sqarohet njëherë e mirë. Ndërsa kemi një tragjedi absolute prej më shumë se 5 vjetësh, kur 26 njerëz u vranë në Gërdec, dhe drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj. Është e qartë arsyeja pse Berisha bllokoi rrugën e drejtësisë për rastin e Gërdecit. Tani që ai ka ikur, drejtësia përfundimisht duhet të funksionojë. Mandej janë skandalet që mbështjellin Albpetrolin, ARMO-n, AEY-n dhe unë mund të shkoj më tutje. Një gjë është e sigurt: nëse Rama do të bëjë me Berishën atë që ka bërë Berisha me Nanon, (mbulim nga Berisha i të gjitha parregullsive që Fatos Nano bëri nën qilim) atëherë kjo fantazmë do ta ndjekë nga pas atë. Dhe në qoftë se Rama heton Berishën dhe miqtë e tij, ai nuk duhet ta bëjë këtë për hakmarrje. Ai duhet ta bëjë këtë, sepse kriminaliteti duhet të trajtohet me anë të procesit të rregullt ligjor për të treguar se sundimi i ligjit është ajo që do të drejtojë qeverinë e tij. Deri më tani, shqiptarët kanë patur një mesazh shumë të keq që u është dërguar atyre: krimi blen drejtësinë me para. Kjo duhet të ndalet.
– Çfarë mendoni se duhet të bëjë Rama si Kryeministër ndryshe nga Berisha në qeverisjen e vendit?
– Tani që Rama do të jetë Kryeministër, unë mendoj se ka për të kujtuar një fakt të rëndësishëm: ai është në këtë pozitë të lartë, sepse populli i Shqipërisë i nginjur dhe i neveritur me krimin, korrupsionin, keqmenaxhimin e qeverisë dhe abuzimin me pushtetin nga ana e regjimit të Berishës, i ka dhënë atij një mandat të fuqishëm për të hequr qafe këtë bela të madhe. Kjo do të thotë se ai duhet të ketë kurajën të ngrihet mbi ata që janë në koalicion, të cilët padyshim duan të përfitojnë nga pozicionet e tyre, ashtu si Berisha dhe Mediu u sollën me aleatët e tyre.
Unë besoj se Rama bëri disa gjëra pozitive për të përmirësuar jetën në Tiranë, dhe në këtë mënyrë ai demonstroi kreativitetin dhe vizionin që ka. Unë mendoj se ai ka nevojë ta marrë këtë përvojë dhe ta përdorë atë për të ndërtuar një paradigmë për përmirësimin e jetës për të gjithë shqiptarët në të gjithë Shqipërinë. Por nuk mund të ketë asnjë dyshim se detyra më e rëndësishme për Ramën është të riparojë krejtësisht sistemin gjyqësor në mënyrë që të funksionojë sundimi i ligjit. Pa sundim të ligjit nuk mund të ketë demokraci të vërtetë në Shqipëri.
– Si e shikoni perspektivën e marrëdhënieve të qeverisë së re të majtë me Shtetet e Bashkuara?
– Ka shumë arsye për të besuar se të dy qeveritë, të SHBA dhe ajo shqiptare, mund dhe do të përpiqen të kenë marrëdhënie të ngrohta. Kjo ka në themel faktin se marrëdhëniet midis të dy vendeve janë rritur duke kapërcyer personalitetet individuale. Me këtë dua të them se Shqipëria ka për të mësuar të veprojë më shumë si një partner strategjik i SHBA-ve dhe më pak si një shërbëtor i tyre. Unë gjithashtu besoj se Rama do të fitojë respektin dhe ndikimin më të madh në Uashington, nëse ai do të shihet se vepron në interesin më të mirë të vendit të tij dhe popullit të tij, dhe jo për veten dhe miqtë e tij.
Mbi një tjetër çështje që lidhet me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, unë mund t’ju them se jam i shqetësuar disi në lidhje me historitë që u shpërfaqën në lidhje me zëvendësimin e ambasadorit Arvizu nga Donald Lu. Nëse thashethemet janë të vërteta dhe ai është emëruar si ambasador, ai do të jetë e nevojshme t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me mënyrën se si është bërë emërimi i tij dhe sa, nëse ka patur ndonjë ndikim Podesta dhe/ose Patton Boggs në këtë ekuacion. Lu duhet të provojë përtej çdo dyshimi se, në qoftë se ai merr rolin e ambasadorit, se ai nuk do të jetë subjekt i ndonjë ndikimi të jashtëm apo informacioneve që rrjedhin nga palë të paautorizuara, sepse kjo mund të paraqesë shqetësime të sigurisë si për SHBA, ashtu dhe për Shqipërinë. Unë tashmë kam ndërmarrë hapa për të kërkuar që ai të merret në pyetje në lidhje me këto çështje nga Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë në Senat, nëse ai është emëruar me të vërtetë për të zëvendësuar Ambasadorin Arvizu.
Kush është Gary Kokalari
Gary Q. Kokalari është themelues i “Shqiptarëve për një Shqipëri Demokratike”, një grup avokatie i formuar për të promovuar institucionet demokratike në Shqipëri. Ai ishte themelues, arkëtar dhe drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, ndërsa ka themeluar zyrën e parë lobuese për shqiptarët në Uashington. Z. Kokalari ishte gjithashtu një themelues dhe drejtor i Fondacionit Ndihmës Shqiptar, i cili ka zyra në Nju Jork dhe në Tiranë dhe ka ofruar mbi 10 milionë dollarë ndihmë humanitare në Shqipëri. Ai shërbeu si drejtor i Fondit Ndihmës të Kosovës dhe ndër projektet që ai organizoi ishte një transport ajror i ndihmave humanitare, të dhuruara nga Qyteti i Nju Jorkut kur drejtohej nga Kryebashkiaku Xhuliani, që zoti Kokalari ua shpërndau kosovarëve në kampet maqedonase të refugjatëve gjatë luftës së vitit 1999. Me kërkesë të Ambasadës Amerikane në Tiranë, ai siguroi fonde për një ekip pune për heqjen e minave në kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës. Aktivizimi i tij ka pasur ndikim të rëndësishëm në sektorët ekonomikë dhe politikë të Shqipërisë. Z. Kokalari ka botuar artikuj të shumtë për Shqipërinë dhe krizën e Kosovës, ndërsa është shfaqur në programet televizive kombëtare në SHBA për të diskutuar çështjet shqiptare.
Në vitin 1998, ai filloi një seri takimesh të mbyllura ndërmjet udhëheqësve të komunitetit amerikano-shqiptar dhe ambasadori Riçard Hollbruk, i cili në atë kohë ka shërbyer si njeri i presidentit Klinton i caktuar për krizën e Kosovës.
Familja e zotit Kokalari ka qenë aktive në çështjet e komunitetit shqiptar amerikan për mbi 100 vjet. Babai i tij, Leonard Kokalari, emigroi nga Gjirokastra, Shqipëri, si një djalë i ri. Ai shërbeu në Korpusin Ajror të Ushtrisë së SHBA gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ishte një udhëheqës aktiv i komunitetit Shqiptaro-Amerikan. Ai ishte president i Qendrës Shqiptare të Nju Jorkut, një nga organizatat më të vjetra shqiptaro-amerikane, dhe një udhëheqës i Vatrës. Drita Kokalari, nëna e Gary-t, ka lindur në SHBA dhe shërbeu si Presidente e Qendrës Shqiptare derisa vdiq në prill 2013. Babai i Dritës, Sam Pashun, i cili ishte me origjinë nga Nivica, ishte një president i Federatës Pan-shqiptare Vatra, dhe themelues i Qendrës Shqiptare.
Profesionalisht, z Kokalari është një këshilltar financiar për një Manhattan-të bazuar në kompani financiare globale të shërbimeve. Ai mban një MBA në Financë nga Shkolla Wharton të Universitetit të Pensilvanisë dhe një BS në administrim biznesi nga Universiteti i Bostonit.

Cbeni keshtu .Tani qe eshte shume nxehte nuk haet mishi i derreve. I lini te lerosen ne batakun ku jane futur.
mire e the shpataro. aty te kalben ne jashteqitjen e tyre.
Keta derra kane qene keshtu qe ne vitin 2005
Perkundrazi koko(derri)llari,derrat i keni tani ne qeveri,se kur ishte sala derrat si ti dhe te tjeret bandit nuk guxuan as koken ta ngritnin.
Sefero te qafte jotom nji ky Zotnia e ka kritiku Salen dhe kur ai ishte me pusht-et ene nuk ka pas fryke fare , ndersa ca si ju qe hani qyl i lepiheni Sales , i shkofsh nga mbrapa ……….
Seferit-Kokolari eshte njeri shume me i respektuar se Sala jot,ne qofte se je shqiptar rri urte (por nga si shprehesh dyshoj shko ne shpine tate mor rrush se skena nevoje per hale te tjera ktu)Pastaj per bandita qe permend ti ju verioret ja keni marre doren,ma bandita se ju veshtire te gjesh.pastaj derrin ti mos e permend se ta ka nalu i madhi
“Nese ai eshte emeruar vertete..” + “une kam marre masa qe ai te merret ne pyetje …ne Senat”
O gomar delirant…po pse mer idiot cfare i kujton ti shqiptaret debila? Te gjithe e dine qe (a) presidenti emeron ambasadorin (b) cdo ambasador kalon ne procesin e konfirmimit ne Senat (c) dikush do ta zevendesonte Arvizun pas kater vjetesh (d) ai nuk po zevendesohet me nji njeri nga rruga por me nje diplomat karriere.
Ti je nje njeri qe vetem vetja jote, prej nji “eksperti kontabel” te rendomte, te pelqen dhe mesaduket kur del para pasqyre shef gjithmone Skenderbeun.
Ti akoma nuk e kupton se pervec shtypit ultra majtist, qe te nxjerr kur ska lajme cte nxjerrin, asnji nuk ta var!!!
O Agron gomari…ti duket qe komenton si inferior dhe si diletant i rritur ne diktaturen e plehrave qe nuk e ka idene se c’eshte drmokracia.
Ne nje vend demokratik si SHBA, cdo qytetar ka te drejte te ngreje zerin per vendime qe merr qeveria dhe mund te kete konflikt interesi. Dhe ne SHBA nuk i emeron presidenti ambasadoret si ne halet e Shqiperise.
Sa per ate se kush e boton Kokalarin, tregon qarte friken e diktatures qe kontrollon akoma shtypin e lire…more truthare…
Berisha na genjeu vertet,iku nje demon,nje vampir por ai ka lene mekembesit e tij dy vampire te rinj Bashen dhe Olldashin qe do te drejtojne PD.PD eshte kthyer ne strofull te vampireve,pra ne njerez pa moral e pa itegritet te pa afte e zullumqare njerez servila dhe arrogante
c njeres jemi ne o zoti madh ku shkojme keshtu qe mundohemi te shajme e fyejme njeres qe te pakten perpiqen sado pak te ndihmojne ne i fyejme e i lendojme kaq shume ,po c ka ketu per te bere debat kur ky zoteri jep mendime dhe sygjeron se si mund te behet me mire ,,kush nga shqipetaret e amerikes ka bere me shume sesa geri kokalari …..shume kane bere po me aktiv ne politiken amerikane ka qene geri ..c fare ka ketu qe prape nuk heqim duke fyer duke thene ky eshte i majte apo i djathte,,,jo zoterinj geri eshte shqiptar ,e te tjerat nuk kane rendesi per te…..pse duhet te jete psikoza e faik konices se math se dy shqiptare si gjen kure te nje mendje …ku po shkojme me keto mendesira qe nuk na lene te ngrejme koke kure .beguni tolerante o njeres e degjoheni njeri tjetrin me respekt ,,pavaresisht sesi mendon ai ..pse o njeres duam te dalim kush e kush me izgjuar e si prfundim nuk dalim asgjekundi ,pse nuk mesojme nga mendja e ndritur e konices kur thoshte une nuk kam lene kancelari te botes per te drejtat e kombit tim ,,e me del nje patriot qe ne emrin sepse eshte nga dera e frasherllinjve nuk eshte i nje mendimi me mua /// pse nuk eshte i nje mendimi me mua qe une ne c do vend apo kancelari u flas me gjuhen e tyre ,,ne nje kohe ky sojli nuk di edhe shqipen ta flase si duhet …me se fundmi na keputi edhe me te forten kur tha …shqipetare me hengshi mune qe s me degjuat nje here c u thashe une …mire na i ke bere o gjeni ne po ata jemi ne nuk i hapim ruge njeri tjetrit…
RIFRESKIM KUJTESE PER “NAIM TIRONA & GRAMOZ” Eshte e vertete qe z.Kokalari eshte nje patriot qe mbron pa asnje interes vendin tone ne amerike.por mos harroni qe si z.Kokalari edhe Mero Baze ne 2005- en kane mbeshtetur shume gjyshin e menderosur,,,,,,,,,,,vertet ata sot jane opozitaret e vertete te gjyshit,,,,,por mos harrojme qe pas 2005 te dy u bene kundershtaret me te ndezur te srb,,,,,,,per Bazen e di qe pati konflikt interesi edhe doli kunder,,,,,per tjetrin nuk di gje te sakte deri tani,,,,,,,,,,,,,TUNG……..!!!!!!!!!!!!!!
cbeni keshtu, riteni pjacen ju te Dita. komente me budallalleqe duhet ti eleminoni, ngrini nivelin e diskutimeve.
Tani, ambasadori i RI USA per shqiperine, eshte ceshtje e politikes se sigurise amerikane dhe jo i senatit te Gerit Kokalarit, pasi kur ka emerime emergjente ne zona te konsideruara si “te shkalles siperore per stabilitetin dhe sigurine ne rajon” per vendosjen e tyre kohen dhe menyren e funksionimit, merret “cia”. Ambasadori i ri amerikan eshte i nivelit emergjent, qe konsiderohet si veprime diplomatike operacionale ne sherbim te sigurise. Mos haroni disa veprime te Berishes kohet e funbdit, si dyshtetesia qe reagojne fqinjet, marveshja ushtarake me kosoven qe reagoi serbia dhe vazhdimi i qeverisejes as mish dhe as peshk deri ne shtator. Mos haroni edhe faktin qe 6 mije trupa britanike ne fillim te guishtit, jane te pranishem ne jug te vendit..
mbecni me shendet.
c’eshte ky nivel banal.? Si mor zuzare..kusare,taksidare,kokpalar keni paturpesine te beni opoziten e opozites..c’doni ju te bejm edi ramen kryetar te pd-se..per ne saliu eshte lider i perjetshem..doni apo s’doni ju,ne nuk jemi atvrases e mosmirnjohes
Pd parti derrash ,me se e sakte
Z. Gary Kokalari nuk ka gabuar ne asnje pike e presje per cfare ka thene, per Baba Saliun dhe 2 hajdutet qe i marrin mendim , per procedure, per t’a ” zevendesuar “, por do te jene kukulla prej zhelesh , ku fijet do t’u a levizi nga PAS dora vete, Krimineli Sali, PD eshte ne diktaturen e tij. Ne te vertete Z. Gary eshte treguar i kursyer me kritiken ndaj Berishes. Nuk i permend vrasjet politike, te shqiptaoro-amerikanit Kosta Trebickes, Remzi Hoxhen i zhdukur nga shiku famekeq i Gazidedes me urdher nga Serbia, Vrasjen e Azemit etj, hapjen e depove te armeve ne 1997, nxiti vella vrasjen dhe ndau Shqiperine ne JUG e ne VERI, grushtin e shtetit ne ’98 ku qelloji me antitank dhe me arkivolin e Azemit, Kryeministrine, bashkepunimi me agjentin serb i afruar brenda familjes dhe bashkepunetor me Argiten, mostra Fazllic.Kryesorja ne demokraci jane zgjedhjet e lira dhe te ndershme, ku Saliu vodhi dhe deformoji zgjedhjet e viteve 2005, 2009 dhe me qesharaket, ne 2011, zgjedhja e Bashes me vjedhje diten per diell, Kryebashkiak te Tiranes, vec baterdise ne vota, e pafaleshme eshte, se dolen 260 flete votime me teper se sa votuses, kur Basha “fitoi me + 91 vota, dhe mijera emigrante qe nuk shkelen ne Shqiperi per votime , por rezutonin se kishin votuar. Z. Kokalari keni te drejte se ky derr dhe kriminel i ka bere aq shume deme Shqiperis e populli, sa askush tjeter ne keto 23 vjet. Ai vazhdon edhe so qe ne po komentojme, kundra cdo ligji KQZ i vodhi mandatin PS duke ja dhane si mafioze PD-s, plehrat nuk po lene gje pa bere e pa shkaterruar, arka e shtetit esht bosh et etj…..