Vasili: Të gjitha mediat botërore flasin për krimin, por qeveria sheh vetëm ERTV

Ornela

Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar të LSI-së, ka reaguar në lidhje me artikullin e publikuar nga agjensia franceze e lajmeve AFP, sipas të cilës droga po minon integrimin evropian të Shqipërisë.

“AFP foli, Ali Kimiku- kryeministër i Shqipërisë nuk dëgjon nga veshët.

AFP- Agjencia France Press thotë qartë se droga po minon integrimin evropian të Shqipërisë.

Droga, krimi i organizuar dhe pushteti i kryeministrit janë bërë njesh me njëri-tjetrin.

Këtë e thotë e gjithë media me autoritare e botës.

Po kjo qeveri sheh vetëm ERTV, njëlloj si Iraku i Sadam Huesinit, që fliste me gjuhën e Ali Kimikut ministrit të propagandës, që thoshte se Sadami po fitonte luftën ndërkohë që ushtarët çlirimtare amerikane po e arrestonin.

Ne e kemi Ali Kimikun tonë ai është kryeministri dhe ERTV.

AFP megjithëse ka një autoritet botëror të jashtëzakonshëm po rrezikon shumë që Ali Kimiku -kryeministër i kazanit të drogës, ta shpallë edhe AFP si media kazani”, shkruan Vasili në rrjetet sociale.

Share This Article