Deputetja Duma bën propozimin e rëndësishëm: Senat për mendimtarët

Dita

Nga Konferenca Ndërkombëtare për Parlamentarizmin, deputetja Grida Duma ka propozuar që Parlamenti Shqiptar të ketë një dhomë të posaçme për senatorët e mendimit, të cilët mund të jenë mendimtarë, shqiptarë, ish-presidentë, ata të cilët janë marrë më politikë bërje dhe me vendimmarrje të rëndësishme.

 Këtë propozim deputetja e bëri në prani të kryetarit të Parlamentit Japonez dhe të presidentes së Parlamentit të Luksenburgut.

“A ka ky popull luksin të humbë presidencën e mendimit shqiptar të shkrimtarëve që janë marrë me politike bërjen, me vendimmarrjen të mendimtarëve të tjerë që janë marrë me politikëbërjen dhe vendimmarrjen eksperienca që në i gjemë në trotuaret e Shqipërisë tonë,” shtron pyetjen demokratja Duma.

Po ashtu cdo vit kjo organizatë e drejtuar nga Gaqo Apostoli si përfaqësues i Asamblesë Botërore për Paqen jep një certifikatë si “Ambasador Paqe” për një përfaqësues nga partitë politike.

Fjala e plotë:

“Shikoj njerëz të nderuar të letrave, njerëz të nderuar të artit, ish-ministra, ish-deputetë, deputetë, njerëz të shquar që hyjnë në fondin kulturor në fondin shpirtëror të vendit tonë. Mendoj që falënderimi i parë për paqen i shkon së pari njerëzve të letrave, njerëzve të mendimit, të cilët e kanë shpëtuar shpirtin e paqes edhe atëherë kur politikanët kanë gabuar me të. Federata Universale për Paqen nuk mund të mendohet si një organizatë, le ta quajmë të shoqërisë civile e cila duhet të mendohet si një lobim politik, po të ishte kështu do të kishim rënë në gabime të përsëritura historike, ndaj unë ju falënderoj që ka arritur të ftojë njerëz të këtij kapaciteti dhe të kësaj domethënie në sallë dhe besoj që kjo traditë nuk do të prishet, megjithëse në Shqipëri është e vërtetë që shoqëria civile herë pas here nuk ka arritur dot jo se nuk ka dashur, për shkak të kushtëzimeve, që ndoshta do të merrnin orë po ti trajtonim, të bëjë detyrën e vet po themi edhe patriotike ndaj dashurisë për vendin.

Ne jemi sot në një epokë në një moment për të cilin flitet për paqe, për globalizëm, për marrëdhënie të ndërvarura, por ashtu siç mendimtarët e mëdhenj perëndimorë, kanë referuar për çështjet e globalizmit, po është e vërtetë, qëndron që në epokën globale të marrëdhënieve të ndërsjellta dhe të varësive ekonomike ne jemi përfituar, kontinenti evropian ka përfituar, në periudhën më të gjatë pa luftra. Pas luftës së dytë botërore, kjo është periudha më e gjatë pa luftra në historinë e Evropës, e kontinentit Amerikan më pas, atë që përfaqëson shpirtin e perëndimit. Por ndërkohë shqetësimet që ngrenë mendimtarët, janë shqetësime sistemore, kulturore, shpirtërore, të cilat lidhen me atë që quhet paqe, paluftë, apo një paqe shpirtërore, një mirëqenie e brendshme. Dhe një nga këto diskutime është të respektosh diversitetet. Të respektosh diversitetet dhe të mos kesh kompleksin e inferioritetit që në rastin shqiptar përfaqëson një komb të vogël ndoshta. Por një komb me një identitet shumë të thellë. Një nga gjerat që ka ndodhur në fondin tonë shpirtëror dhe kulturor është pikërisht ky lloj kompleksiteti i të qenurit shqiptar. Jo rrallë kjo ka qenë një çështje strategjike. Ashtu siç është nëj çështje paradoksale, që Shqipëria nga ky vend i mrekullueshëm që citohet në letrat e perëndimit, edhe sot si vendi që mban pilastrin, mban lapidarin e paqes ne Ballkan, në fakt është vendi që ekonomikisht vuan me shumë se gjithë vendet e tjera. Por a duhet më të kompleksiokohemi?

Kjo nuk vjen thjeshtësisht nga çështje të letrave, dhe nga cështjet poezia të cilat e bëjnë pjesën e tyre, dhe duhet një vendim. Unë dëgjova kolegë që folën, por duhet, duhet, bashkëpunim, këto ne e dimë mirë që mbeten në ajër, në rast se nuk kthehen çështje të sistemit. A duhet të vijmë ne një ditë me propozime konkrete, që këto që qenkan , ato duhet, në nivelin e paqes, bashkëpunimit, prosperitetit kthehen në rregulla loje. Ky është gjithë diskutimi, përndryshe kjo konferencë mund të përsëritet vite pas vitesh dhe mund të jemi në të njëjtat situata por edhe më keq sepse kemi regresuar në shpresë. A mund të diskutojmë për shembull, që ky parlamenti shqiptar të ketë dy dhoma, një prej të cilës ta ketë me senatorët dhe me eksperiencën e vet më të mirë. A ka ky popull mundësinë dhe luksin të humbë eksperienca te vyera si ish presidentësh. A ka ky popull luksin të humbë presidencën e mendimit shqiptar të shkrimtarëve që janë marrë me politikë bërjen, me vendimmarrjen të mendimtarëve të tjerë që janë marrë me politikë bërjen dhe vendimmarrjen eksperienca që në i gjemë në trotuaret e Shqipërisë tonë. Por nuk i gjemë atje ku duhet të jenë, në ballkonet e mendimit, dhe vendimmarrjes.

Share This Article
13 Comments
  • Propozoj te vendosim Berishen president te ketij senati dhe t’i japim te drejten e vetos per gjithçka… o Grida Shqau je qesharake fare moj shpirti

  • Te kishte mundesi edhe sistemin diellor,edhe universin e pasket perfshire ne kete organizaten e pensionistave.Ju nuk i duheni as shtepise tuaj,jo UNIVERSIT!Cfare do beni,do ricikloni Sali Murtajen?????Shko pirdhu,lozni domino ke stolat e thyer!

  • Mendjelehte! Me 2 milion banore qe ka realisht Shqiperia, 140 deputete jane shume, kur mund te funksionoje me 100 deputete. Dashka dhe Senat llapazania?

  • Arben Duka, qe me bejtet e humorin e tij simpatik paraqet realitetin e perditeshem shqiptar, per zgjedhjet e fundit ka shkruar :”fituan te shumtet dhe humben te paket”. Ne parlament kurdohere dhe si kudo do te kemi “perfaqesuesit” e te shumteve, atyre qe kane para dhe mjeshterve te fjales kurse jashte tij do te mbesin gjithemone te paket dhe keta te fundit jane mendimtaret. Grida Duma ka bere nje propozim me vend qe te krijohet mundesia njerezve te ditur e mendimtareve qe si kurdohere jane pake e fjalepake, te jene pjese e institucioneve te rendesishme te shtetit.

    • @njeshqiptar:
      Ne thelb jam kunder komentit tend, por edhe fjalimit te GRIDES, kryesisht sepse:
      a) Gabon kur thua se Arben Duka eshte nje bejtexhi….. etj.. Ai eshte nje personalitet shqiptar i vertete.
      b) Propozim-fjalimi i zj.Grida Sumes eshte perpjekje per veteperfitim prej saj i nje posti dhe kryesisht i nje pagese. Deri me sot perceptimi ne popull per Mendimet, Veprimet & Rezultatet e Deputeteve jane negative per sa i takon kontributit per PAQEN sociale, per Paqen me vendet fqinje, rajonin dhe me gjere. Antarsimi ne NATO para atij ne BE, tregon se nuk jemi ne rrugen e ideologut te Rilindjes se Shqiperise, te madhit Sami Frasheri.
      c) Perzgjedhja e ELITAVE i takon vetem vetedijes historike te POPULLIT, kurse deputetet, keshilltaret dhe zyrtaret paguhen me rroga e privilegje teper te medha, aq sa po kerkohen KONSENSUSE dhe VETINGJE me IMPONIM nga diplomatet e huaj.
      d) Per t’i rene me shkurt, ne Shqiperine tone ku nuk doli nje grup apo person te caktoje MINIMUMIN JETIK, ka me qindra-mijera shoqata jo-fitimprurese, qe kane per shefat dhe antaret pagesa teper te larta aq sa kerkohet nje aparat vigan special per te verifikuar se Si ?, Sa ? e Kush ? i mori Donacionet.
      e) Formoni per prove nje SENAT qe te MOS te kete pagesa dhe do te shihni se do te mungojne kanditaturat.

      • Te quash bejtexhi Arben Duken qe ndjek realitetin shqiptar dhe e pasqyron ne vargjet e tij nuk eshte fyerje por lavderim. Qe Kuvendi dhe Shteti shqiptar nuk po funksionon akoma si duhet eshte fakti sepse tashme ne Shqiperi konsiderohet paraja si MOTOR i levizjes se tere proceseve dhe kudo ka nje boshellek te idealeve si dashuria dhe pergjegjesia per zhvillimin e vendit etj.. Sigurisht qe nje senat i papaguar do te ishte me shume vend por mjerisht MENDIMTARET ne Shqiperi jane me te varferit. Mund te pergjysmohet numri i deouteteve dhe te krijohet senati qe te paguhet.

  • E ben per servilizem ndaj Saliut e nepermjet kesaj te siguroje karriere ne PD sepse e di qe Saliu e ka pushtetin ne PD. Dhe e di qe Saliu e ka enderr te kahershme per tu bere edhe senator i perjetshem.E pat lancuar kete ide dikur nepermjet Sabri Godos.Kuptohet edhe pse i duhet senatorlleku.Po cfare eshte kjo enderr tek disa politikane shqiptare.Eshte nje pangopesi, eshte nje babezi.Na vijne ndermend anetaret e Byrose Politike qe nuk e leshonin postin, nuk jepnin doreheqje pa ju ardhur vdekja.Po pyetja eshte: a kishte Shqiperia djem e vajza te reja, burra e gra qe mund ta benin edhe me mire?Cfare atdhetarizmi kish ne personalitetin e shpirtin e ketyre te babeziturve qe nuk u hapnin rruge brezave te rinj dhe. i kishin marre postet nga koha e luftes e donin te rrinin perjete ne to.Per te vjelle te ben edhe nje etje tjeter qe shihet tek disa politikane por edhe ne fusha te tjera ,ne rangje te ndryshme,etja per tu bere” Kryetar Nderi”.Kuptohet qellimi”‘Per t’i sherbyer deri ne vdekje interesit te Partise, shoqates organizates etj” I dhembka shpirti zonjes ne fjale se po na shkojne dem koka te medha e mendime me vlere te tyre e propozon jo pak por nje senat (kupto :dhe nja 30 e me shume deputete me page sa Kryetari i kuvendit a Kryeministri).Po per cilat koka te medha duhet te paguaje metej populli moj Gride? Per keto qe e cuan Shqiperine ne kaos e kolaps dhe ja cuan tranzicionin 40 vjet? Koha, ne te kaluaren por dhe aktualisht ka treguar,se kush eshte vertet koke e madhe por qe njekohesisht ka zemer te madhe dhe eshte vertet patriot nuk ka nevoje per senat. Ai i ben publike mendimin dhe idete e tij dhe nese keto mendime e qendrime jane vertet me vlere e ushtrojne ndikimin e tyre, e japin efektin e tyre ne shoqeri dhe ne shtetberje pa qene nevoja qe personi te inkuadrohet ne ndonje institucion ekstra.Le te bejne vepra,le te artikulojne mendime e ide te medha e me vlera dhe e kane te sigurte ne praktike senatorllekun keta idhujt e tu moj zj. Gride pa krijuar Senat.Njerzit e medhenj s’kane nevoje per grada,privilegje e imunitet.Mediokrit, hileqaret, mekataret, te babeziturit po. Keq me vjen por mendimi juaj zonje me duket i pasinqerte.

  • @njeshqiptar:
    Ne thelb jam kunder komentit tend, por edhe fjalimit te GRIDES, kryesisht sepse:
    a) Gabon kur thua se Arben Duka eshte nje bejtexhi….. etj.. Ai eshte nje personalitet shqiptar i vertete.
    b) Propozim-fjalimi i zj.Grida Sumes eshte perpjekje per veteperfitim prej saj i nje posti dhe kryesisht i nje pagese. Deri me sot perceptimi ne popull per Mendimet, Veprimet & Rezultatet e Deputeteve jane negative per sa i takon kontributit per PAQEN sociale, per Paqen me vendet fqinje, rajonin dhe me gjere. Antarsimi ne NATO para atij ne BE, tregon se nuk jemi ne rrugen e ideologut te Rilindjes se Shqiperise, te madhit Sami Frasheri.
    c) Perzgjedhja e ELITAVE i takon vetem vetedijes historike te POPULLIT, kurse deputetet, keshilltaret dhe zyrtaret paguhen me rroga e privilegje teper te medha, aq sa po kerkohen KONSENSUSE dhe VETINGJE me IMPONIM nga diplomatet e huaj.
    d) Per t’i rene me shkurt, ne Shqiperine tone ku nuk doli nje grup apo person te caktoje MINIMUMIN JETIK, ka me qindra-mijera shoqata jo-fitimprurese, qe kane per shefat dhe antaret pagesa teper te larta aq sa kerkohet nje aparat vigan special per te verifikuar se Si ?, Sa ? e Kush ? i mori Donacionet.
    e) Formoni per prove nje SENAT qe te MOS te kete pagesa dhe do te shihni se do te mungojne kanditaturat.

  • kolegia e Saliut do ngreje nje komitet mendimtaresh. Me Shabanin ne krye, Shabanin nga mesi dhe Shabanin nga fundi.

  • asnje dhome e larte ne parlament sa kohe qe parlamenti te kete njerez te perziere me krimin. Gjasat jane qe edhe dhoma e “larte” te ndotet nga “mendimtare” kriminele, e ne vend te heqim vetulla nxjerrim syte duke legjitimuar krimin ne dhomen me te larte.
    Ne nje moment me te vone, kur siguria nga politija e kriminalizuar te jete rritur, ndoshta po, do ishte ide me vend, dhe pse jo e domosdoshme.
    Grida duhet ta dije qe Shqupi eshte dora e vete krimit.
    e besueshme hipoteza qe kjo eshte levizje e Grides per te perfituar me shume ne sytr e saliut i cili kohet e fundit ka dhene shenja se nuk e vlereson.

  • Mendimtaret e vertete jane ata te punes jo te shkumbes…
    Me “ISH-et” nuk ke hajer per me teper ber-ishet .
    Mendiet e verteta te ndritura.jane fjalepaket e pune shumet.po jo shume e per lume.
    Dhe e fundit nje propozim te tille,(po jo per ishet)-do ishte mire ta benin te tillet,(Senatore),nese ka… .

    Dhimbia e madhe popull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *