Pas barazimit pa gola ndaj Torinos, nga drejtues të Milanit raportohet se trajnerit Vincenzo Montella i është “mbushur kupa” dhe shumë shpejt do ta shkarkojnë.
Sipas burimeve të “La Repubblica”, Gennaro Gattuso po shihet si kandidat i mundshëm për të zëvendësuar Monetallan.
Momentalisht klubi kuqezi ndodhet 11 pikë larg vendit që sezonin e ardhshëm të dërgon në Champions League.
Kujtojmë që Gattuso deri tani ka drejtuar skuadra të njohura si: Sion, OFI Crete, Palermo and Pisa, por asnjërën prej tyre nuk arriti ta çojë drejt suksesit.

