Princi Harry dhe aktorja amerikane, Meghan Markle u fejuan dhe do të martohen në pranverë 2018, njoftoi sot “Clarence House”, rezidenca zyrtare e princit Charles.
“Madhëria e tij mbretërore dhe zonjusha Markle u fejuan në Londër në fillim të këtij muaji. Princi Harry njoftoi madhërinë e saj mbretëreshën dhe anëtarët të tjerë të afërt të familjes”, thuhet në një komunikatë të publikuar nga “Clarence House”.
“Mbretëresha Elizabeth II reagoi duke u shprehur e magjepsur nga ky lajm”, sipas një komunikate të pallatit “Buckingham”.
Nga ana tjetër prindërit e Meghan Markle, Thomas Markle dhe Doria Ragland, shprehen “jashtëzakonisht të lumtur për çiftin”.
Çifti do të vendosen në pallatin “Kensington”, ku jetojnë aktualisht William dhe Kate bashkë me dy fëmijët e tyre.

Në fund të shtatorit, Harry, 33 vjeç dhe Meghan Markle, 36 vjeç, kishin shpallur lirshëm dashurinë e tyre për herë të parë në publik në Toronto, duke mbërritur dorë për dore në një ndeshje tenisi në “Invictus Games”.
“Ne jemi një çift. Ne jemi të dashuruar (…) Ne jemi të lumtur. Personalisht, i adhuroj historitë e mëdha të dashurisë”, kishte deklaruar për revistën “Vanity Fair” amerikanja 36-vjeçare që u bë e famshme në serialin amerikan “Suits”.
Lindur më 15 shtator 1984 në Londër, Harry, djali më i vogël i Lady Diana dhe Prince Charles, është i pesti në rendin e trashëgimisë së fronit britanik.
