Mashtrimi grek/ Ngjyrosnin vajin e lulediellit dhe e shisnin si vaj ulliri ekstra të virgjër

DITA Online

 

Shtatë persona janë arrestuar nga policia greke, pasi janë përfshirë në shitjen me mashtrim të sasive të mëdha të vajit të lulediellit, të cilin e ngjyrosnin dhe e shisnin si vaj ulliri në Greqi dhe jashtë saj.

Një familje me katër anëtare dhe tre të afërm u gjetën në një punishte, duke ngjyer me ngjyrë të gjelbër vajin e verdhë të lulediellit.

Arrestimet janë zhvilluar të dielën në afërsi të qytetit të Larisës, rreth 95 milje në jug të qytetit grek të Selanikut.

Vaji i falsifikuar u shit në kuti prej pesë litrash konsumatorëve grekë dhe u eksportua në palete një ton, kryesisht në Gjermani.

Produkti është shitur si “vaj ulliri ekstra-virgjër, direkt nga prodhuesi”.

Çmimi ishte rreth 50% më lirë sesa vaji i vërtetë.

Share This Article
2 Comments
  • Me siguri ket vaj ka shitur edhe K.M.Y nje firme Greke qe eshte shquar ne shitjen e mallrave ushqimore stoqe nga Greqia..

  • “duke ngjyer me ngjyrë të gjelbër vajin e verdhë të lulediellit.”???
    ëëëëëë??
    me rrul apo me furçe e kanë bërë,sepse pompa nuk përdoret më??
    o idiotër që nuk dini të shkruani as gjuhën e nënës!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *