Itinerari turistik Borsh-Bënçë me sinjalistikë infrastrukturore

entela

Janë rreth 60 kilometra rrugë që do të tenderohen nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, e cila ka hapur tenderin për sinjalistikën infrastrukturore turistike midis zonave bregdetare dhe malore. Buxheti i shtetit ka parashikuar rreth 9,6 milionë lekë për realizimin e këtij projekti. Ky i fundit konsiston në tabelizimin e itinerarit turistik Borsh-Bënçë (rreth 60 kilometra) bazuar në standarde bashkëkohore duke e bërë atë tërheqës dhe më të identifikueshëm për turistët. Tabelat që do të vendosen janë të karakterit historik, natyror, treguese për lokalizimin e vendit dhe markim në shtylla metalike.

Pjesë e markimit do të jetë edhe itinerari nga Nivicë-Maja e Këndrevicës, zona të cilat kanë një potencial të madh natyror dhe kulturor. Tenderi do të qëndrojë i hapur për aplikime deri në datën 11 dhjetor 2017.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *