Pas triumfit në ligen e Europës, Skënderbeu zbret përsëri në fushë, tashmë në kuadër të javës së 12-të të Kategorisë Superiore, ku në orën 17:00 do ballafaqohet me skuadrën e Partizanit.
Aktualisht korçarët kryesojnë klasifikimin me 27 pikë , ndërsa Partizani mban vendin e 7-të me 14 pikë.
“Live” te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes
Pjesa e parë. Është mbyllur në barazim pjesa e parë në “Selman Stërmasi” midis Partizanit e Skënderbeut.
Gjatë 45 minutëshit të parë ishin kryeqytetasit që tentuan për të gjetur avantazhin, me Prognin që shënoi pas vetëm 4 minutash lojë, por goli i quajt i parregullt pasi lojtari i “Demave” ishte në pozicion jashtë loje. Korçarët kishin rastet më të mira, por pa ndonjë rast të pastër për gol.
45+1′ Mbyllet pjesa e parë.
45′ Albitri i katërt akordon 1 minut shtesë
39′ Batha godetnga distanca, topi grushtohet me vështirësi nga portieri i Shehi.
18′ Goditje dënimi për Partizanin, godet Trashi, por topi përfundon në duart e Shehit.
14′ Goditje nga jashtë zonës nga Jurgen Bardhi, por topi shkon jashtë kuadratit
1’ Ka nisur takimi në “Selman Stërmasi”
Formacionet zyrtare:
Partizani: Hoxha, Ibrahimi,Atanda, Malota, Kalari, Batha, Vila, Asani, Trashi, Progni, Bardhi. Trajner: Klevis Dalipi
Skënderbeu: Shehi, Taku, Radas, Aliti, Mici, Muzaka, Osmani, Lilaj, Gavazaj, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja
