Në buxhet janë veçuar tashmë paratë dhe pritet vetëm vendimi i Këshillit të Ministrave për të përcaktuar se si do të jetë këtë vit Paketa e Solidaritetit.
Bëhet fjalë për shpërblimet e fundvitit, që do të marrin rreth 650 mijë pensionistë. Për këta të fundit, fondi i ndarë veç në buxhetin e këtij viti është rreth 18 milionë USD. “Rritet me 1.8 miliardë lekë kontributi nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si rrjedhojë e performancës së lartë në mbledhjen e tyre gjatë periudhës janar-shtator 2017.
Kjo rritje shkon tërësisht për bonusin e pensionistëve, me një efekt neutral për buxhetin e shtetit”. Kjo fjali, e shkëputur nga relacioni për ndryshimin e buxhetit të këtij viti, qartëson se paratë në buxhet janë dhe do të shpërndahen për festat e fundvitit. Shpërblimi i pensionistëve ka qenë një politikë konstante e të gjitha qeverive.
Ajo ka ndryshuar në varësi të situatës së buxhetit, por përgjithësisht janë gjetur paratë për të ndarë një shpërblim për pensionistët. Problemi i qeverisë është se krahas pensionistëve, do të duhet të shpërblejë edhe familjet në nevojë apo ata që marrin pagesa papunësie, si dhe disa shtresa të tjera vulnerabël. Për pensionistët, fondi i vënë në dispozicion, pret vetëm firmën e qeverisë për t’u shpërndarë. Përgjithësisht, paratë e “festave” janë ndarë në mënyrë të barabartë për të gjithë pensionistët.
Por shuma e kaluar në buxhet këtë vit, bën që shpërblimi të jetë mesatarisht 2700 lekë. Parashikohet që kjo shumë të subvencionohet nga buxheti, në mënyrë që pensionistët të marrin 3 mijë lekë shpërblim për festat. Vendimi i qeverisë do të përcaktojë kategoritë e pensionistëve që do të marrin shpërblim.
E sigurt është që shpërblimi do të ndahet brenda dhjetorit. Zakonisht, qeveria e merr vendimin në mes të muajit dhjetor pasi të rakordohen shumat në buxhetin e shtetit, raporton Panorama.
Datat e shpërndarjes caktohen me një udhëzim të ISSH dhe çdo pensionist, krahas pensionit mujor, do të marrë edhe shtesën prej 3 mijë lekësh. Sidoqoftë, edhe në rast se pensionistët për ndonjë arsye nuk e tërheqin shpërblimin brenda muajit dhjetor 2017, e drejta për ta marrë kalon edhe muajin tjetër, pra në janar 2018.
Grafiku, për shkak të traditës së këtij vendimi, është gati. Institucionet presin vetëm vendimin e qeverisë dhe kalimin e fondeve, për të bërë të mundur ndarjen e parave.

Mos u harxhoni,more qeveritare,se keni halle te tjera per te mbuluar,lerini pensionistet,c’ja varni kot,jane pa asnje vlere me.
vitin e kaluar qe pretendohej se shqiperia se ish futur ne nje grope galopante per financat nga qeveria e rezuar sal meta dhe qeveria e re shperbleu pensionistat me 6000 lek ket vit qe thuhet ka ritje ekonomike dolem nga gropat e zeza te sal metes do jepet 3OOO lek pra gjysma e vjetme.Jo ,kjo nuk shkon se verteton qe ne po shkojme ne renje pra prap ne gropat e sales Qeveria duhet te ket parasysh qe ata qe marin pension mbi 30000 mije lek ne muaj tju jepet vetem nje kg.mish pra 800 Lek ata qe marin mbi 20000 Lek te marin2000 Lek dhe ata qe marin nen 20000 Mije te marin mbi 6000lek ata qe jetojne (pensioniste)jashte vendit dhe marin pensione qe ka jo pak ne shtetet amerik kanada australi greqi itali e gjetke dhe vijne nje here ne tre vjet mbushin thase me flete misri sic i quajne ata i kethejne ne dollare nxjerin gjuhen rijne vetem nje muaj dhe cajne feren pa paguar as nje takse dhe jan me mijra kesaj katigorie a ka mundesi tju hiqet nje muaj pensioni dhe tju jepet fakir fukarenjeveNga mijra raste qe di po ju tregoj vetem nje;Jan bur e grua dolen ne pension si arsimtare buri si drejtor gruaja arsimtare antare te flaket te pd “te perndjekur” sa dolen ne pension te majme per kushtet e shqiperis cane feren ne kanada se kishin femijet te shkolluar ne shkollat e larta shqipetare si te “perndjekur”dhe zune vende te rendesishme po ne kanada me roga kanadeze bene bashkim familjar dhe moren dhe prindet atje ju njoh e drejta dhe ju dha nje pension prej 1000 DOLLARE KANADEZEne muaj!Rasti qe i mermin pesionet ne te njejten arke u ndodha ne radhe u pershndeta se i njoh mire dhe isha prapa tyre me than qe do marin pensionet e tre viteve 540 MIJE NE MUAJ PER TE DY hapen thesin hodhen 20000O LEK TE REJA dhe shkuan direk tek cenci ku ja rekomandova une kur u ndame me than ti bejme dollar amerikane apo kanadeze se keshtu na duken si flete misri neper dhembe sikur me thane uuuu qeveri e poshter kaq pak na dha ne ishim te perndjekurKESAJ RACE QEVERIA TJA U SHPERBLEJE ME 1000OO lek te reja festen qe te marin nje uuuu sa pak na dha
“Bonusi” 3 mije leke per pensionistet nga Rama!
Sali Ram Berisha jepte nga 5 mije leke per pensionistet dhe Rama ne opozite ulerinte “Shperblime qesharake, fyerje per pensionistet”
Po tani a nuk na thoni or kalemxhinj qe merrni vesh nga llogaria :
Kush eshte duke u tallur me pensionistet?
3 mije leke. Me pak se kaq vetem Enver Hoxha u ka dhene qe nuk ju jepte fare…