Indonezi, fillon evakuimi me forcë nga zona pranë vullkanit

Leda Hysa

Autoritetet indoneziane aktivizuan nivelin më të lartë të alarmit mëngjesin e së hënës, për shkak të mundësisë së një katastrofe të pashmangshme.

Ato thanë se njerëzit të cilët nuk kanë lënë ende shtëpitë e tyre, në zonën rreth një vullkani në Bali, mund të dëbohen me forcë.

Dhjetëra mijëra njerëz qëndruan pranë malit Agung, pas një alarmi që u ngrit në nivelin më të lartë.

Disa ende ndiheshin të sigurt, ndërsa të tjerët nuk donin të linin bagëtitë.

Një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB) tha se grupet e punës po kontrollojnë zonën e përjashtimit për të evidentuar ata që nuk janë shpërngulur ende.

Në Bali, mbyllja e aeroportit të ishullit u zgjat edhe për një ditë të dytë, duke lënë mijëra njerëz të bllokuar në pikën e nxehtë turistike.

Deri në 100,000 njerëz jetojnë në zonën që mund të preket nga rrëketë e shkëmbit të djegur, që janë parë të rrjedhin poshtë nga mali, por nga e hëna vetëm 40,000 ishin larguar.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *