Arrestohet 25-vjeçari të cilit iu bë atentat në Vlorë

Ornela

Policia ka arrestuar 25-vjeçarin Inez Hajrulla, i cili ditën e hënë ra pre e një atentati me tritol në Vlorë.

Burime nga policia e Vlorës thonë për tvklan.al se në makinën e Inez Hajrullës u gjet një pistoletë tip ‘Glock’ me 18 fishekë.

Sipas policisë, brenda mjetit tip “Jeep” që shpërtheu me tritol, në sediljen e shoferit u gjet një çantë supi brenda së cilës ishte fshehur pistoleta.

Kujtojmë se në 20 Dhjetor të vitit 2016, i riu ishte arrestuar po për armëmbajtje pa leje dhe po hetohej në gjendje të lirë.

Inez Hajrulla është person me precedent të theksuar kriminal si edhe i dënuar më parë për disa vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorike.

Paraditen e djeshme, 25-vjeçari po udhëtonte me fuoristradën e tij kur mjeti shpërtheu në ecje për shkak të një sasi tritoli. Inez Hajrulla humbi gjymtyrët e poshtme dhe u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *