Një restorant në mes të Bulevardit, gatuajnë shefat më të mirë

entela

Unifikimi i produkteve shqiptare vjen për herë të parë në një hapësirë të përbashkët në zemër të metropolit Tiranë. Në datat 29 dhe 30 nentor 2017, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, organizojnë panairin më të madh në hapësirën midis ish Hotel Dajtit dhe Tajvanit, e cila do të shërbejë jo vetëm si një rigjallërim i jetës kulturore dhe sociale në të gjithë vendin dhe për të gjithë, por edhe si një bazë e bashkëpunimit kulturor ndërkufitar dhe ndërrajonal.

Mes kompanive të produkteve ushqimore pritet të zhvillohet një prezantim kulinarie, ku në qendër do të prezantohen prodhimet shqiptare dhe ato rajonale.

Shqipëria punon tokën-Konsumo shqip” do të jetë gjithashtu dhe manifestimi më i madh i artizanatit.

Demonstrimi i punimeve të artizanëve pjesëmarrës do të shërbejë njëkohësisht dhe si element promovues i vlerave të trashëgimisë dhe diversitetit kulturor.

Një ndër qëllimet e aktivitetit do të jetë dhe përkrahja e këtyre njerëzve dhe këtyre grave që, krahas ruajtjes së traditës kulturore, do ta kultivojnë atë dhe për gjeneratat e reja, aty ku historia dhe tradita lidhet me jetën moderne.

I gjithë panairi është konceptuar të jetë një vitrazh gjithëpërfshirës për aktorët më të rëndësishëm të tregut shqiptar, si investitorë ashtu dhe prodhues. Harta e shtrirjes së panairit do të përfshijë partnerët tregtarë lokalë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Kësisoj, objektivi kryesor mbetet promovimi i trashëgimisë kulturore, si resurs i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, shoqëror dhe kulturor.

Një restorant në… bulevard

Fundim Gjepali, “Padam”

Por, cila është qershia mbi tortë e këtij panairi? Për herë të parë, shefat më të mirë të kuzhinës në të gjithë Shqipërinë do të zbresin në bulevard, duke gatuar aty pjatat më të mira të tyre.

Për herë të parë, bashkohen në një “restorant”  mjeshtrit e kuzhinës ku do të ofrojnë mundësinë e degustimit të recetave më të spikatura. Menaxhimi i përgjithshëm i programit realizohet me kontributin e Shef Fundim Gjepali, nga restorant Padam.

Në njoftimin e saj Ministria e Bujqësisë i fton të gjithë të zbulojnë shijen më të mirë të ushqimit shqiptar, duke vizituar më 29 dhe 30 Nëntor në panairin “Shqipëria Punon Tokën -Konsumo Shqip”.

Ne kemi mbledhur së bashku shefat më të mirë të Shqipërisë të cilët  do të gatuajnë në kohë reale pjatat  më të shijshme më produktet më cilësore të fermerëve tanë, të cilët na kanë ushqyer me breza. Vizitorët dhe fëmijët do t’i ndihmojmë të kuptojnë se nga vjen ushqimi ynë, si është prodhuar, nga kush dhe pse është e rëndësishme të konsumojmë shqip. Të rinjve aspirues për të zhvilluar karrierën e tyre në fushën e kulinarisë dhe ushqimit do t’i mësojmë se si të kombinojnë kënaqësinë dhe përgjegjësinë në zgjedhjet e përditshme dhe të vlerësojnë rëndësinë kulturore dhe sociale të ushqimit”.

Shefat e kuzhinës shqiptare janë me krenari ambasadorët e ushqimit tonë lokal dhe do kontribuojnë vullnetarisht në ofrimin e kurseve të gatimit, sepse ushqimi është kënaqësi, kulturë dhe bashkëjetesë.

Përveç Gjepalit i cili do të jetë vazhdimisht duke  monitoruar punën dhe ofruar pjata të shumëllojshme nga Padam, programi i cili do të shtrihet në dy ditë do të mbështetet me performancën ekskluzive të shefave:

29 Nëntor 2017

 

 

30 Nëntor 2017

 

Vizitorët mund të shoqërojnë pjatat e tyre me verë dhe pije shqiptare.

Të ardhurat e krijuara nga shitja e pjatave do jenë dhuratë e shefave në mbështetjen e një fermeri të ri dhe me ide inovative në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Dhe në fund një Workshop mbi kulinarinë shqiptare

Në panairin e madh të bujqësisë “Shqipëria punon Tokën”, krahas pjatave të shijshme  nga shefat më të mirë të vendit, vjen edhe workshop-i me diskutime mbi zhvillimin e kulinarisë sonë ndër vite, rëndësia e edukimit të vazhdueshëm për profesionistët e rinj, inovacioni dhe tendencat ndërkombëtare të kulinarisë, risitë dhe zhvillimet teknologjike.

Blerina Ago

Paneli do të drejtohet nga shef Fundim Gjepali dhe ka pjesëmarrjen e veçantë të: Shef Sofo Kuteli, Shef Mondi Kikino, Shef Alfred Marku, Znj. Linda Dervishi, Akademia AGA, Z. Altin Bamllari, revista Shije, znj.Flutura Vaqarri, shkolla Hoteleri Turizëm Tiranë.

Blerina Ago, eksperte turizmi, njëherësh dhe me kontribut si organizatorja e Restorantit në qendër të bulevardit, tregon se organizimi i aktiviteteve ka për qëllim rritjen e vlerës së prodhimit vendas.

Po punojmë mbi të gjitha në kuptimin e vlerës nga ana e konsumatorit dhe shoqërisë. Ne duhet t’i ofrojmë konsumatorit një pjatë të gatuar me produkte shqiptare cilësore, duke i komunikuar lidhjen me territorin; veçantinë e burimeve specifike dhe procesin e prodhimit; lidhjen me komunitetin lokal të origjinës dhe me karakteristikat e zonës. Shkurtimisht, shefat tanë kanë rolin e ambasadorëve të kulinarisë shqiptare dhe të prodhimeve të fermerëve të vegjël”- u shpreh Ago.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *