Balla ironizon Bashën: Ngatërroi Ditën e Çlirimit me Pavarësinë

DITA Online

 

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së, ka uruar sot 105 vjetorin e Pavarësisë, ku ka ironizuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Sipas Ballës, Basha ka “ngatërruar Ditën e Çlirimit” duke shkuar tek varrezat e dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare në Tiranë, ndërkohë që duhej të shkonte tek varri i Ismail Qemalit në Vlorë.

Por, vazhdon Balla më tej duke i numëruar “ngatërresat” Bashës, ndërsa i bën thirrje demokratëve që të mësohen me këto ngatërresa.

Postimi i Ballës në Facebook:

U zgjodh kryebashkiak duke ngatërruar kutitë.

Pastaj kryetar i PD duke ngatërruar tërë partinë. Më pas ngatërroi e bëri lëmsh edhe listat e deputetëve.

Më tej, akoma e ngatërroi Partinë Demokratike me një burim parash të zeza në një ishull të Amerikës Jugore.

Vazhdoi sot, duke ngatërruar Ditën e Çlirimit dhe shkuar tek varrezat e dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare në Tiranë, kur duhej të shkonte tek varri i Ismail Qemalit në Vlorë.

Mbahuni miq demokratë, se ngatërresat nuk kanë mbaruar!

Dhe sinqerisht, Gëzuar 105 vjetorin e Pavarësisë!

Gëzuar 28 dhe 29 nëntorin!

Share This Article
3 Comments
  • Mjere une dhe te gjithe socialistet qe ju erdhi kjo dite e zeze te perfaqesohen nga nje karagjoz si ti Taulant.
    Kjo lloj retorike nuk perdoret me as ne Pavionin 17 .

  • 29 NENTORIN UROJA SATEME O TAULANT KOKAINA E XIBRAKES!

    Keni gjetur ju drogaxhinjte e Edvinit shesh me VARKARET dhe KAMARIERET e Enverit dhe po beni pershesh gjithe Shqypnine.

    Po a ka opozite me karagjoze se kjo e Saliut dhe Lulushit te tij?

    Po si nuk ke turp o Taulant Kokaina qe tallesh me viktimat e komunizmit duke perdorur nje DORDOLEC te politikes sone, nje KAMARIER te Sigurimit qe shkon dhe ben homazhe tek vorrezat e xhelateve te Enverit?

    PO NE CILIN VEND ISH KOMUNIST FESTOHET 29 NENTORI I ZI JUGOSLLAV QE MBOLLI MURTAJEN BOLSHEVIKE DHE QE KA SJELLE KOKAINEN NE XIBRAKE?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *