Festa e Flamurit ka bashkuar sot Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Në ceremoninë e mbrëmjes të organizuar nga kreu i shtetit shqiptar, Meta dhe Rama kanë trokitur edhe gotat.
Kreu i shtetit u shpreh se në 2018 do të punojmë që Shqipëria të hapë negociatat për anëtarësim dhe qytetarët e Kosovës të lëviznin të lirë në Europë.
“28 nëntori është një festë përbashkuese shqiptare. Pavarësia është një ditë e lavdishme e popullit shqiptar. Skënderbeu dhe Ismail Qemali më shumë se kushdo tjetër kuptuan se ndasitë përçarëse mes shqiptarëve përbëjë rrezikun më të madh dhe fuqia qëndron te bashkimi.
Pa unitet politik dhe gjithpërfshirje nuk mund të projektohen qëllimet madhore. Skënderbeu dhe Ismail Qemali arritën që tiparet e identitetit shqiptar ti vendosin në piedestalin e vlerave më të larta europiane.
Identiteti shqiptar është unik dhe i pandashëm nga qytetërimi Europian. Ata na mëshuan se shqiptarët i lidh gjithçka me Europën dhe asgjë nuk i ndanë. Skënderbeu dhe Ismail Qemali lartësuan imazhin e kombit. Ne sot përkujtojmë edhe çlirimin, përkulemi me nderim për dëshmorët që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë.
Reflektim për konsolidimin e demokracisë, përmirësimin e qeverisjes, zhvillimin e ekonomisë dhe anëtarësimin në BE. Promovim të paqes në rajon dhe bashkëpunim me aleatët në luftën kundër ekstremizmit.
Ne do të punojmë që në 2018 të hapen negociatat dhe të garantohet e drejta e qytetarëve të Kosovës që të lëviznin të lirë në BE” deklaroi ai.

Ne emer te pavaresise trokasin gotat plehrat e Shqiperise.
Po goca e like qerozit ku eshte? Ku eshte zonjeza e pare e vendit? Pika, del burri me vajzen dhe le gruan ne opozite. Eshte kundra ligjit, se o tee ndaje Monen, o te deboje Lonen nga tribuna. Vetem katundaret mund ta bejjne shtetin keshtu.
Nuk jane Burra, jane bura,
jo e jo BURRA Shteti,
jane bura pusht…eti,
qe, pas tere atyre akuzave si hajdute, si kriminele, si injorante, si tepsixhinje,
bashkohen nen Flamurin e Bukur te Shqiptareve…
Turpi u rente ne fytyre
dhe ka per tu mbetur brez pas brezi…