Gattuso merr lajmin e keq sapo mbërrin tek Milani

Leda Hysa

Ditën e djeshme është prezantuar si trajner i Milanit, Gennaro Gattuso.

Pas stërvitjes së parë ai ka kuptuar se nuk do të ketë të gatshëm dy ‘yje’ gjatë përballjes së fundjavës kundër Beneventos.

Gattuso është njoftuar nga mjeku kryesor i ekipit, Stefano Mazzoni për dëmtimin e mesfushorit Hakan Calhanoglu dhe sulmuesit Fabio Borini, shkruan “Calcio.fanpage.it”.

Të dy lojtarët po vuajnë nga disa probleme muskulore, por Gattuso ngushëllohet me rikuperimin e argjentinasit, Lucas Biglia.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *