U plagos me armë zjarri/ Dëshmia e policit: Më thanë pse po na shikon

Leda Hysa

Efektivi i policisë Ermal Bregu, i cili u plagos mbrëmjen e djeshme në afërsi të banesës së tij ka dhënë dëshminë e tij për policinë.

Ai rrëfeu se gjithçka ishte e çastit, dhe se nuk kishte pasur më parë konflikte me autorët e ngjarjes.

“Dy personat i njoh sepse jetojnë në lagje. Nuk kam pasur konflikte të mëparshme me ta. Gjithçka ndodhi në pak minuta për arsye banale. U gjendëm përballë dhe po më thoshin pse na shikon. Më fyen dhe pastaj u grindëm me fjalë. Pastaj njëri prej tyre nxori pistoletën dhe më gjuajti”, mësohet të ketë thënë ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *