Rama: Mbështesin financiarisht të rinjtë me projekte në bujqësi

entela

Kryeministri Edi Rama u zotua sot se do të rrisë fondet për projektet inovative të të rinjve në lidhje me produktet bujqësore. Rama u shpreh se paratë do të shkojnë tek ata që kanë ide dhe jo tek të rinjtë që e presin punën nga shteti duke ndenjur tek kafja.

“Mirënjohje për fermerët e rinj, jeni në duar më të sigurta dhe nuk do të ketë më asnjë boshllëk. Po investoni idetë dhe ëndrrat tuaja në bujqësi dhe blegtori. Këto shembuj do t’i shtojmë në vijim, nuk ka asgjë që do ta ndalojë një ëndërr që njeriu e sheh me sy hapur, nëse ka vullnet dhe dëshirë për t’i shkuar asaj nga pas.

Nga fillimi i 2018 fondi i mbështetjes, i cili kalon nëpërmjet agjencisë së zhvillimit bujqësor dhe rural, të ketë një zë të veçantë për të rinjtë, që kanë një ide, një projekt dhe që kanë vendosmërinë për të investuar, duke e nxjerrë fitimin nga toka. Një pjesë e veçantë e këtij fondi do t’i dedikohet inovacionit.

Duam t’i japim nxitje të mëtejshme bujqësisë dhe për këtë kemi vënë buxhetin më të madh, por do të fokusohemi te të gjitha investimet në bujqësi, që krijojnë vlerë të shtuar, te sipërmarrjet që rrisin eksportet, tek iniciativat që rrisin cilësinë e prodhimit vendas. Do të ndahemi përfundimisht nga epoka e lëmoshave, që thërrmojnë dhe nuk sjellin asnjë vlerë të shtuar. Ejani në panair dhe shikoni një Shqipëri që nuk shihet në ekran, por që krijon vlerë të shtuar dhe sukses me punën”, theksoi dje Edi Rama.

Share This Article
1 Comment
  • Per mendimin tim personal duke qene nga poste drejtuese si me shkolle te larte direkt ne frontin e punes ne emigrim ne bujqesi ne shtetin helen , ku e kam shkelur me kembe epunuar ne ate toke e them me plot gojen se toka e jone ,fushat por edhe kodrat jane te bekuara nga zoti sepse atje eshte e shumta gurishte e thene fshatarshe(toke e persier me zall lumi)
    Por dora e mendja e grekeve e kishin kethyer ne art per prodhim e mirqenie.Kalikratia ku une punova ,eshte cep me cep me sistem vadites me sahat ne koder e ne fushe e mbjelle me ullinj e rrush si ne nje parajse te vertete.Tani vreshtat jane futur neper sera dhe eksortohen ne vendet me te pasura te Evropes.
    Ata kane shume bageti te imet dhe te trashe (Gjedh) ne malet e larta .Edhe pleqte mbi shtatedhjete vjet i ke ne are deri dymbedhjete ore ne dite ,ne pune duke perdorur mekanizmat qind perqind.
    Nese mendohet per “pyll orbital ” le te shpallet aksion dhjetevjecar per njeqind milion ullinj po kaq geshtenja,arra si dhe per tridhjete milion dhen e dhi per qumesht e mish dhe mos sillet mish i kalbur nga brazili.Por me pare te futim te gjithe ujin qe na ka bekuar natyra ne rubinet dhe edhe ate te hidricentraleve t’a pastrojme e ta shesim, dhe te tjere do te vine te punojne tek ne e jo me te ikin shqipot ne dhe te huaj si argate.E nese ikin te ikin si zoterinj per te sjelle te ardhura si sportiste, artiste e shkencetare.
    Rrespekte !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *