Dëgjoni
Kjo është këshilla më e mirë në jetë. Dëgjoni shkëndijën brenda jush. Ndiqeni dhe ushqejeni atë.
Dëgjoni tregun tuaj, si në rastin nëse bëhet fjalë për klientë, apo nëse klienti jeni ju vetë. Dëgjoni njerëzit, si kur shërbeni si vullnetar apo nëse jeni pjesëtarë të një komuniteti.
Me kalimin e kohës kjo do t’ju bëjë më efikasë dhe më energjikë, ndjesi që është e mrekullueshme për mirëqenien.
Veproni
Mos merrni kohë që të mendoni rreth “si më ka ecur jeta”, apo të qëndroni në një vend deri sa të ndizet shkëndija.
Provoni gjëra të reja. Jini aktivë. Kaloni kohë me njerëz të rinj. Eksploroni. Punoni, punoni vërtet shumë.
Ndihmoni
Të gjithë shkencëtarët janë dakord në këtë pikë: Njerëzit janë më të lumtur kur ndihmojnë të tjerët.
Në çdo moment të ditës pyesni veten: Si ta përdor kohën time, energjinë time për t’u ndier më mirë?
Argëtohuni
Mos u ndieni kurrë në faj nëse keni kaluar kohë me diçka që ju ka dhënë sadopak gëzim.
