2017 po ikën dhe bashkë me të duhet të ikin edhe disa “trende”jo të sugjerueshme.
Cilat janë ato?
Qëndroni sy e veshë për të mos i provuar më!
1.Highlighter më shumë sec duhet.
Kjo risi në kozmetikë është I jashtëzakonshëm.Të gjitha femrat kur e vendosim në darkë,tërheqim padiskutim vemendje dhe I jep një pamje tjetër makijazhit.Por e dini shprehjen gjella me kripë dhe kripa me karar?
Kjo vlen dhe në këtë rast,të cilën nëse e vendosni më shumë sec duhet,ngjani me ndricimin që përdoret në orientimin e avionëve.

2.Konturim po aq i shumtë.
Doni të holloni paksa hundën?Të theksoni mollëzat?Kjo ishte gjetja e 2017,por si edhe në rastin e mësipërm nuk u kursyem fare.Dhe kështu imazhi përfundimtar ishte krijimi I 7 shtresave mbi lëkurë dhe një pamje aspak e freskët.

3.Vetulla të trasha
Mos u keqkuptoni…Nuk po themi ti rikthehemi modës së vetullave të holla!Por tendenca për të rritur dhe trashur vetullat qoftë edhe artificialisht,mori për kot dhe gjithcka shihje ishte vetulla me sipërfaqe 20metra katrorë.

4.”Beat the face”!
Kjo shprehje që në gjuhën e artistëve të make up përkthehet sa më shumë tualet aq më mirë,duhet lënë pas.Nuk ka më mirë sesa një fytyrë e freskët!

5.Mbi-konturimi I buzëve.
Vajza të dashura,ne mund ti shohim buzët tuaja reale.Mos I tejkaloni kufirin me buzëkuq sepse gjithcka që do paraqisni do jetë një pamje prej Joker!

a.k/dita
