Seanca e sotme plenare pritet të jetë tejet e vështirë. Në rend të ditës është miratimi i projektbuxhetit të vitit 2018, i cili do të hidhet në votim me shumicë të thjeshtë.
Shumica pritet të votojë pro buxhetit pasi sipas saj ai garanton zbatimin e pesë reformave në sektorë kyç si reforma e ujit, reforma në drejtësi, reforma në administratën publike, reforma e menaxhimit të financave publike dhe reforma administrative-territorial.
Kurse PD-ja dhe LSI-ja e kanë kundërshtuar buxhetin pasi ai synon pastrimin e parave të krimit e drogës si dhe parashikon rritjen e taksave për shtresat në nevojë e favorizon oligarkët dhe klientët e kryeministrit.
