OSHEE në gatishmëri 600 punonjës, numra kontakti për zonat e prekura

Leda Hysa

OSHEE ka ngritur Grupin Qendror të Gatishmërisë në kuadër të rrezikut të zhvillimeve atmosferike, për të cilat janë parashikuar përkeqësim të kushteve të motit këto ditë.

Janë 600 punonjës të OSHEE që janë në gatishmëri të plotë, për ti paraprirë situatës së keqe.

Nga të gjitha drejtoritë rajonale janë marrë masat pas daljes së urdhrit të administratorit Adrian Çela, tre ditë më parë, për bashkërendim me strukturat e OSHEE në terren dhe në mbështetje nga pushteti vendor, të sigurojë mirëmbajtjen e linjave të furnizimit me energji elektrike të komunitetit dhe në mënyrë të veçantë të furnizimit të hidrovorëve, ujësjellësave të qyteteve dhe fshatrave si dhe eliminimin e nyjeve kritike të këtyre pjesëve të sistemit të rrjetit shpërndarës.

Nga te dhënat e orës 09.00, raportohet se të gjithë hidrovorët janë në punë, ndërsa probleme shfaqen kryesisht në zonat rurale.

Nr e kontaktit në shërbim të abonentëve 24 orë, për rajonet:

Fieri

0694143900

Vlora

033426260

033407400

Rajonet e tjera

Tirana:

044528888

044505269

044505270

Durresi

052902222

Elbasani

054243953

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *