Kontrata lobuese 1 milion dollarë e Partisë Demokratike në SHBA është kthyer në një temë debati edhe në seancën e sotme plenare.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, ka vijuar akuzat e forta ndaj PD dhe kreut Lulzim Basha dhe në foltoren e Kuvendit, teksa tha se ky i fundit duhet të dënohet për disa vepra të rënda penale.
Sipas tij, PS do të kallëzojë në Prokurori kreun e PD për pastrim parash, duke shtuar se partinë që ja falën e ktheu në makinë larëse parash.
“Fondi është krijuar në një ishull of-shor për të fshehur gjurmët që të çojnë te Basha, i cili po i shmanget pyetjeve direkte për përdorimin e parave në favor të PD. Ke ngritur një furtunë, kazanin e akuzave për përgjimin e dy kriminelëve dhe arrestimin e një biznesmeni me 863 mijë euro në makinë, duke bërë prokurorin sa herë do, ti ende nuk ke gjetur asnjë moment dhe sot është dita të dalësh e të sqarosh ku i ke gjetur 1 mln dollar për të nxirë Shqipërinë. Përmes kujt i ke cuar në një ishull of-shore për t’ju ikur radarëve të ligjit. Cilët janë të huajt me të cilët ke bashkëpunuar për këtë aferë të paligjshme? Ka dyshime se jemi në kushtet e disa veprave të rënda penale, që bien direkt mbi Bashën. Jemi në kushtet e dy veprave penale, që dënohen me burg, ajo e pastrimit të parave, hera e parë që një parti bëhet makinë larjesh parash. Ta falën partinë, e përdore si mall të falur dhe e ktheve në makinë pastrimi parash“, tha Balla.
Ndërkohë, menjëherë pas deputetit socialist, fjalën e mori kreu i PD, Lulzim Basha, i cili tha se partia që ai drejton i ka deklaruar shpenzimet në KQZ sipas ligjit.
“Shqiptarët e dinë, PD ka deklaruar çdo shpenzim në KQZ sipas ligjit. Mos prit deri të hënën, çoje sot në Prokurori, madje edhe FBI. Kjo është shenjë e dëshpërimit dhe e panikut tënd”, u shpreh Basha.

Palla thote ato qe nuk i ben.Bicim piktori.
Ky Lulashi “trim” dhe i qelbur nga antishqiptarizmi, si agjent i serbeve dhe injorant intelektual, i “sponsorizuar” fuqishem nga familja Berisha per te qene “kryetar i PD-se”, te mos dredhoje me “shashka dembshurie” per popullin shqiptar, por te deklaroje publikisht aferen 1 milion dollareshe, skemen e pastrimit te tyre dhe qellimin e vertete te perdorimit te tyre. Nuk ka me turp dhe felliqesi qe te perdoren keto para te vjedhura popullit, te perdoren per te baltosur Shqiperine dhe procesin e integrimit te saj ne BE. Prandaj, Ju Z. Balla, pa asnje vonese duhet ta denonconi me shkrim (e theksoj me shkrim)ne Prokurorine e Krimeve te Renda kete te korruptuar me motivet per pastrim parash, etj. por edhe per veprimin e denueshem penal, ate te propagandes shpifese dhe te vepres antishqiptare neper bote. Kete kerkojme ne qytetaret e thjeshte, te ndeshkohen me procese ligjore veprat antiligjore dhe antishqiptare te ketyre drejtuesve te korruptuar. Edhe nje here Z. Balla, politiken bejeni, por nese i keni serjozisht ato qe thoni per aferen 1 milion dollareshe te Lulzim Bashes dhe desheroni vertet te behet drejtesi ne Shqiperi, atehere mos u vononi, por beni denoncim me shkrim ne prokurori per vepren penale te Lulzim Bashes ne aferen e 1 milion dollareshit, paguar nepermjet off-shore per lobimin ne USA, qe jane parate e djerses se taksapaguesve (popullit) shqiptare,
Pse, ende me premtime? Na thoni, apo me mire, na kujtoni dhe nje here sa fjale te tilla kemi degjuar nga goja juaj, dhe asgje nuk keni bere, ashtu sikurse asgje nuk do te beni! Dhe populli i shkrete ende beson…..Mire u thoshte Lenini kundershtareve, ju jeni politikane pa koke!!
“Lobimi 1 mln USD, Balla: Kallëzim penal Bashës për pastrim parash”
Kallzim penal Bashës…
Po lërini talljet efilloni veprimet! Edhe çka duhet tjetër që këto monstra të futen prapa groilave dhe të japin llogari për të gjitha të këqiat që ia kanë shkaktuar vendit?
Tashti qe populli te bindet se do kemi shtetin shtet.Z.Balla mos u merr ma me fjalime korre e mos lidh.
Cfare ke,drejtohu prokurorise.Prokuroria asht institucioni qe merret me dokumenta faktike dhe vendos hekurat individi me shkelje penale.