Studimi/ Gratë janë lidere më të mira se burrat

Leda Hysa

Ka dy herë më shumë burra të quajtur John, sesa ka gra që udhëheqin 100 kompanitë më të mira.

Për më tepër, përqindja e grave bie në çdo fazë të një rruge ekzekutive të karrierës.

Por një studim i ri ka arritur në përfundimin se gratë janë më të përshtatshme për udhëheqje sesa burrat.

Studimi, i udhëhequr nga Profesor Øyvind L. Martinsen, kreu i Lidershipit dhe Sjelljes Organizative në BI Business School në Norvegji, vlerësoi personalitetin dhe karakteristikat e rreth 3,000 menaxhereve.

Në pothuajse të gjitha fushat, u arrit në përfundimin se gratë ishin udhëheqëse më të mira se homologët e tyre meshkuj.

Gratë kanë dalë mbi meshkujt në katër nga pesë kategoritë e studiuara: iniciativa dhe komunikimi i qartë; hapja dhe aftësia për inovacion; shoqërueshmëria dhe përkrahja; dhe menaxhimi metodik dhe përcaktimi i qëllimeve.

Megjithatë, burrat duket se janë më të mirë se gratë në trajtimin e stresit në punë dhe kanë nivele më të larta të stabilitetit emocional.

Bizneset duhet gjithmonë të kërkojnë të tërheqin klientët dhe të rrisin produktivitetin dhe fitimet. Rezultatet tona tregojnë se gratë në mënyrë të natyrshme janë më lartë, në përgjithësi, sesa burrat, në aftësitë e tyre për inovacion dhe për të udhëhequr me qartësi dhe influencë”, tha profesor Martinsen.

“Këto gjetje parashtrojnë një pyetje legjitime në lidhje me ndërtimin e hierarkisë së menaxhimit dhe shpërndarjen aktuale të grave në këto role”.

Shpresohet se rezultatet e studimit do të sfidojnë normat e punës.

Ndërkohë që njerëzit mund të mendojnë se po bëhen përparime, numri i grave që drejtojnë 500 kompanitë më të fuqishme në SHBA ra me më shumë se 12%  vitin e kaluar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *