Fotoja është shkrepur në një stacion treni në Brabantin verior në Holandë.
Është orari i mëngjesit herët kur njerëzit shkojnë në punë.
Por asgjë e ngjashme me stacionet e zhurmshme të trenave.
Njerëz që presin në heshtje të pazakontë.
Është pikërisht heshtja që i ka bërë përshtypje autores së kësaj fotografie, Takeshi Ishizaki.
“Ishte si një film i heshtur”, thotë fotografja për National Geographic. “Njerëzit dilnin nga mjegulla në heshtje të plotë dhe zhdukeshin përsëri brenda saj”.
n.s. / dita

