Në autostradën Tiranë -Durrës, në afërsi të kilometrit të gjashtë është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi niveli i ujit ka arritur mbi 0,75 metra.
Policia Rrugore ka devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburantin.
Uji ka pushtuar disa banesa dhe biznese në zonat përreth autostradës.
Probleme raportohen edhe në Rrugën e Kombit, Përmet, Fier, Gjirokastër, Vlorë e Shkodër.
Për gati 45 minuta, është paralizuar lëvizja në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, përballë varrezave të qytetit, në kufi me Lazaratin.
Dhjetëra automjete që qarkullonin në të dy anët e rrugës, u bllokuan deri në ndërhyrjen e fadromave të Ndërmarrjes Rajonale të Rrugëve që sistemuan inertet që sillte uji.

Cfare do te thote karrexhate ….. mos do te thote ne mes te rruges ose ne vendkalimet e makinave … o gazetar kujton se dukesh me intelektual po te perdorresh carregiate keshtu shkruhet, se nuk eshte shqip eshte italisht….