PR ankohet në KQZ për PD: Në Shkodër na u vodhën votat

anazapta

Partia Republikane dorëzon në KQZ kërkesën e PR për rinumërim ose pavlefshmëri të zgjedhjeve në KZAZ-të e Shkodrës, kërkesë e cila është pranuar. PR ankohet ndaj aleates në koalicion, Partisë Demokratike, të cilën e akuzon për manipulim të rezultatit në qarkun Shkodër. “Panorama” shkruan sot se në ankimin e saj, Partia Republikane e Fatmir Mediut pretendon se në qarkun Shkodër i janë vjedhur votat nga Partia Demokratike, çka u ka shkaktuar republikanëve humbjen e mandatit të kandidatit Gaspër Kokaj, mandat që ka kaluar në favor të demokratit Gjovalin Bzhetaj. Republikanët kërkojnë rinumërim dhe rivlerësim të votave në shtatë KZAZ-të e Shkodrës, për të cilat kërkojnë të vlerësohet çdo votë, pasi sipas tyre mandati i pestë i PD-së në këtë qark lëviz në favor të PR-së për pak vota.

Ankesa e PR pritet të merret në shqyrtim ditën e hënë, në orën 19:30.

Për shkak të korrigjimit të dukshëm përkatësisht me 95, 100, 100, 100 dhe 80 vota më shumë në tabelën përkatëse të grupit të numërimit për subjektin zgjedhor PD, me këto korrigjime të bëra në tabelat e rezultateve në këto 5 QV janë shtuar në total 475 vota. Pasoja e shtesave të 475 votave më tepër për subjektin me nr.44 PD, është direkte mbi të dhënat e subjektit tonë zgjedhor PR në Shkodër. Kjo është e argumentueshme me faktin se kandidati i Shkodrës për Partinë Republikane Shkodër ka humbur mandatin për një numër të vogël votash në raport me ato të subjektit zgjedhor PD”, thuhet në kërkesën ankimore.

Share This Article
1 Comment
  • Gasper Kokaj e ka te fituar mandatin…ja kane vjedhur , eshte e vertete !!

    Ky fenomen u tentua edhe ne qytete tjera te SHQ.ky PD tentoi te mari padrejtsisht vota nga PR per te plotesuar votat…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *