Tre punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë mbetur të plagosur pasditen e kësaj të enjteje në Shkodër.
Nga të dhënat e fundit rezulton se 3 operatorët po punonin për të riparuar një defekt në nënstacionin “Shkodra 1”, por papritur një valë elektriciteti u ka shkaktuar atyre djegie në trup.
Fillimisht ata janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, por për shkak të situatës serioze janë nisur drejt Tiranës për trajtim të specializuar.
Ata janë identifikuar si shtetasit Erjon Hafizi, Agron Berisha dhe Afrim Halluni.
