Pronari i ndërtesës që u shemb në Llogara: Ramën e kam kushëri, por nuk pranoi ndërhyrje

anazapta

Një prej ndërtesave  në Llogara, që u shembën dy ditë më parë, i përkiste një kushëriri të Edi Ramës. Gazeta “Shqip” shkruan sot se pronari i godinës dykatëshe pa leje, pretendon se është kushëri i Ramës, por thotë se ai nuk ka pranuar ndërhyrje për godinën.

Aksioni për shembjen e ndërtimeve të paligjshme vijoi dje në Pyllin e Sodës, ku Inspektorati Ndërtimor shembi rreth 20 ndërtime njëkatëshe me konstruksion të lehtë. Në aksionin e djeshëm ishte edhe vetë kryebashkiaku Gjika, ndërsa asistuan në ndihmë edhe forca të Policisë së Rendit.

“Dua të jap një mesazh të qartë për ndërtimet e paligjshme që u prishën. U them atyre banorëve të mos kenë asnjë iniciativë për të rindërtuar, sepse Bashkia e Vlorës është e vendosur për ta vazhduar këtë aksion deri në shtator, ndërsa pas këtij muaji kemi detyrë për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të përmirësuar hapësirat publike. Ne kemi një program të qartë për punën tonë. Të hënën do të vazhdojmë me një aksion të posaçëm për lirimin nga ndërtimet në Pyllin e Sodës dhe në plazhet publike”, tha Gjika.

Share This Article
4 Comments
  • Ky eshte Fillimi i Ri. Brovo z. Edi, Saliu ta njeh koken, por t’a marrin vesh kete 2 langaraqet qe po bejne fushate per kryetar te PD-s , duke te sharety. Z. Edi, pune te mbare e me krahe te lehta edhe njehere bravo.

  • Një nismë e mirë në qoftëse vërtet duam të ndryshojmë duhet ta fillojmë nga vetja se po vazhduam me mentalitetin bëjë si themë UNË dhe mos bëjë si bëjë UNË do ngelim në vëndë dhe mos më keqë PËRSHËNDETJE zoti RAMA dhe mbas kësaj vërtet erdhi PRANVERA URIME

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *