Inter rinovon me Handanoviç deri në 2021-shin

DITA Online

Tashmë është gjithçka zyrtare. Interi ka rinovuar kontratën me portierin e përfaqësueses sllovene, Samir Handanoviç.

Kontrata e portierit është zgjatur kështu deri më 30 qershor të vitit 2021, pra me 3 vite të tjera.

Lajmin e ka bërë publik vet klubi zikaltër.

Portieri slloven po kalon një moment tepër të mirë me ekipin nga Milano, teksa këtë sezon numëron 14 ndeshje të luajtura, me një total prej 1260 minutash, duke pësuar vetëm 10 gola.

Handanoviç u bashkua me Interin në sezonin 2012-2013, i blerë nga Udineze.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *