Romela Begaj: Shteti po na largon vetë, duke mos na paguar

anazapta

Peshëngritësja Romela Begaj shprehet e indinjuar me mënyrën se si shteti po i trajton sportistët, të cilët kanë disa muaj që nuk marrin trajtimet dhe shpërblimet që u takojnë me ligj për medaljet e fituara në arenën ndërkombëtare.

“Ministria e Sporteve ka katër muaj që na gënjen duke na sorollatur nëpër dyert e institucioneve. Fillimisht na thënë se pagat kanë dalë, por pas interesimit rezultoi krejtësisht e kundërta. Pas kësaj kontaktova me ministrin Visar Zhiti, i cili më tha që duhet të kontaktoj me zëvendësin, por ky i fundit ka fikur telefonin. Nuk e di si të veproj, pasi jam tejet e indinjuar nga shteti, nuk po kërkoj lëmoshë, por vetëm atë që më takon me ligj”, thotë ajo.

Begaj thotë se mënyra se si zvarriten pagesat e sportistëve është turp për shtetin shqiptar, ndërsa shton se nëse situata nuk zgjidhet, ajo do të mendojë për largimin nga Shqipëria. “Unë kërkoj një shpjegim se ku janë lekët, ku kanë përfunduar, institucionet të dalin edhe të thonë të vërtetën. Ky është një turp për shtetin shqiptar që po na zvarrit më pa të drejtë. Kjo nuk është aspak dinjitoze për një njeri që ka përfaqësuar vendin në sa e sa gara. Kam pasur shumë oferta nga disa shtete për t’u larguar, por kjo nuk është në dëshirën time. Pasi unë dua që të përfaqësoj vetëm Shqipërinë. Por edhe durimi e ka  një kufi, shteti po më largon me duart e tij. E them me dhimbje, por situata e krijuar po më bën që të mendoj largimin. E nëse ndodh një gjë e tillë të mos dalin edhe të thonë pastaj që janë tradhtar, pasi tradhtar shteti po na largon vetë. Uroj që qeveria e re të ketë në vëmendje sportin, pasi gjërat janë shumë keq” përfundon ajo.

 

Share This Article
2 Comments
  • Deri tani drejtonte krimineli … Tani vendoset shteti prandaj bej durim se do ti kesh meritat dhe vleresimet

  • Sinqerisht qe me vjen keq per shqetesimin qe ka peshengritsja R.Bega,per shperblimin,ska lane vend pa shkuar per ta zgjidhur me drejtesi dhe sipas ligjit qe i takon shperblimi,por nuk e pret as ministri,as zevendesi i ministrit,por nuk mesuam ate te paren qe sportistja Bega a ju drejtua federates?..
    -pasi duke lexuar shqtesimin e saj ,mu kujtuan shqetesimet ne media per federaten e peshengritjes…….qe po ne media kam mesuar qe ish/sekretari i federates, z.Ilir Kraja, nuk kishte lene vend pa shkuar qe nga ministria,kalimi ne thesare dhe deri ne llogarine bankare te saj,ku pyeste dhe u interesonte…
    -a kaluan parat qe ju takonin per medalje etj. e jo vetem per kete sportiste,por per te gjithe e per te gjitha problemet qe kishin sportistet..
    Po pse sot moj sportiste e madhe ,me medalje pse nuk shprehesh per federaten????
    -apo ke frike se ne ate menyre brytale ,me urdher fjalesh shkarkoj zBumci sekretarin Ilir Kraja,nje njeri te perkushtuar ,me 8 gjuhe te huaja e teper te sukseshem,qe juve e dini shume me mire se ne media e kam ndjekur,ku edhe ne kete shkrim,- ju mire edhe mund te komentoni per shqetesimin qe keni ,ku ashtu sic ju ka zgjidhur sekretare z.Ilir Kraja,nuk po ju zgjidh ky qe u vendos sekretar pa vendim kryesie sipas ligjit por me urdher,me urdher Ministri,per tarafet klanore te shkaterrimin u vendos z.Muharrem Berisha,qe ske kurajo me e permend sekretarin,s’ju lejon as me e hap gojen,as me e permend ne kete shkrim ,e mundesi ta permendje…..te keshilloj qe..
    –Zgjoje nga gjumi sekretarin e ri te federates z.Muharrem Berisha,thuaja hajde zgjidh problemin e shperblimeve,sic na e zgjidhte sekretari qe ishte ne detyre,z.Ilir Krajka…
    Keto ankime ,hipokrizie nuk te vlersojne..fol drejt,beje krahasimet..apo vendose te hesht per federaten??hesht ..prit se do ti marresh pagat?????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *