Sa herë jua ka ndodhur që të tërhiqeni nga një sfidë ende pa e nisur mirë atë ose të dorëzoheni përpara një pengesë që me të parën ? Me siguri me qindra, i gjithë udhëtimi jetësor i njeriut vërvitet mes ulje-ngritjesh të shumta, por jo të gjithë e menaxhojmë njëlloj këtë situatë. Disa tregohen më të fortë e të tjerë më pak të fortë dhe zgjedhin të fshihen pas pesimizmit. E njëjta gjë ndodh edhe me yjet, disa shenja janë më optimiste e plot jetë, kurse tre të tjerat më pesimiste.
- Virgjëresha
Nëse keni ndonjë mik, ose të afërm që i përket shenjës së Virgjëreshës, me siguri jeni familjarizuar me dëshirën e tyre për të pasur çdo gjë nën kontroll dhe për t’iu afruar sa më shumë perfeksionimit. Por, kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet, Virgjëresha bie në një pesimizëm të thellë, humbet dëshirën dhe forcën për t’u ringritur dhe zgjedh të izolohet nga të tjerët.
- Gaforrja
Ndryshe nga ç’thuhet në përgjithësi, që Luani është mbreti i melodramës dhe viktimizimit, nëse do e krahasonim me Gaforren me siguri do të humbiste titullin. Personat që i përkasin shenjës së Gaforres janë pesimistë të lindur që ankohen për çdo gjë dhe fajësojnë botën për problemet e tyre.
- Akrepi
Një Akrep pesimist?! Po, mund të ndodhë dhe kur ndodh është më mirë t’u rrini larg pasi vetëm një fije e hollë ndan gjendjen e tyre nga shpërthimet e zemërimit. Kjo shenjë shquhet për karakterin e vendosur dhe ndjenjën e përgjegjësisë, por kur gjërat nuk shkojnë mirë struken në botën e pesimizmit, dyshimeve dhe mendimeve negative. /living.al
