Rama, vizitë “surprizë” në Kamëz; Krah për krah me Mziun

Dita

Ka qenë ora 22:30 e mbrëmjes së të premtes teksa kryeminsitri Rama ka transmetuar LIVE inspektimin e tij në Bashkinë Kamëz.
Nën shoqërine e ministres së Mbrojtjes dhe Prefektes së Qarkut Tiranë, Rama është takuar me kryebashkiakun Xhelal Mziu. Ky i fundit i ka raportuar kryeministrit mbi gjendje ndërsa nuk ka shkëmbyer asnjë replikë. Më herët, Kamzën e ka vizituar Lulzim Basha.

Ditën e sotme kryeministri falenderoi Bashën për mirëkuptimin e shtyrjes së seancës së djeshme në Kuvend për shkak të gjendjes emergjente. Nga ana tjetër, kreu i Partisë Demokratike tha sot se banorët e Kamzës duhet të bashkëpunojnë me Emergjencat Civile.

“Vazhdon puna pa orar e as ndalesë për të lehtësuar peshën e familjeve të prekura dhe për të përballuar një natë të vështirë posaçërisht në jug të vendit, ndërkohë që edhe në pikat kritike të Tiranës, si këtu në Kamëz, po punohet non stop në bashkëpunim të ngushtë pa dallime partiake për të bërë më të mirën e mundshme. Ndjesë dhe sigurisht mirënjohje për bashkëpunimin e banorëve që kanë qenë apo do të jenë të detyruar të levizin nga shtëpitë e tyre” – shkruan Rama sonte në Facebook teksa transmeton LIVE takimin me Mziun.

Share This Article
7 Comments
  • Mziu nuk eshte armik, eshte i zgjedhur nga populli, pamvarsisht se flitet si korruptuar!Rama eshte Kryeminister per te gjithë shqiptarët!..

  • Tall bythen me ne Rilindjotet o Edi Rama tall! Na vure te shajme e mallkojme Visho Likon dhe pastaj e dergon Ambasador ne NATO. Na vure te sulemi kunder Klement Zgurit dhe pastaj u terhoqe nga shkarkimi i tij. Tani del me Mziun perkrah kur ke 4 vjet qe i ke rene burive e trumpetave kunder tij.
    Merr kthesat Rama me ate Timonin e vet pernjeheresh dhe ne militantet Rilindjote rrezohemi si domino. U beme gazi botes.

    • Sa të shpifur që jeni ju tre komentesit më lartë! Edhe fatkeqësit natyrore nuk u ndalojnë të bëni politikë pisanjose!…

  • Kishe kohe pa bere komente mor Artan Hoxha ( kanditati per president ) qe ke vene nofken Mark UK se shoejt ka votime nuk diskutohen bashkite qe do mari edhe nja 10 me teper se ne te fundit por ne zgjedhjet parlamentare do te mari po 10 me teper ,pra 84 Ju bjerini si gjithmone se topet do i rruni atij te gjatit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *