LSI: Rama, përgjegjës për shkatërrimin e autostradës nga palmat

Ornela

LSI ben pergjegjes kryeministrin Edi Rama per shkaterrimin qe ndodhi ne autostraden Tirane-Durres dhe sipas saj gjithcka erdhi nga gomarlleku me palmat.

Kreu i grupit parlamentar te LSI-se, Petrit Vasili ka postuar sot bashke me akuzat edhe deklaraten e kreut te Emergjencave, Prenci, qe ne 23 nentor 2015 per permbytjen shume me te vogel, qe ndodhi atehere ne autostrade, deklaronte qarte se shkaku jane palmat.

Postimi i Petrit Vasilit

Kryeministri, eshte ai pergjegjesi i shkaterrimit te autostrades dhe permbytjes per shkak te palmave.

Kryeministri dje genjeu dhe tha me gojen plot se nuk e kane fajin palmat per permbytjen dhe bllokimin e pashembullt te autostrades Tirane-Durres.

Ky kryeminister tanime eshte thjesht nje genjeshtar i papergjegjshem qe vetem synon te perfeksionohet ne kete zanat.

Drejtori i Emergjencave Civile ne 23 nentor 2015 per permbytjen shume me te vogel,qe ndodhi atehere ne autostrade deklaronte qarte se shkaku jane palmat.

Dihet qe palmat dhe gomarlleqe te tjera si keto ishin projekti i kryegenjeshtarit per gjoja sic i quante ai “mobilimin” e rrugeve.

Në studion e Report Tv, Prençi ne 23 nentor 2015 ja cthoshte:
“Nuk jam me profesion inxhinier por dua të them që niveli i kanalit në të dyja anët e autostradës është ngushtuar dhe është cektuar, nuk është studiuar mirë niveli i prurjeve. Në një projekt shtetëror ku merren mijëra euro nuk duhet të pyetet drejtori i Emergjencave, ai mund të pyetej më parë. Segmenti nga ura e Kasharit deri te kthesa e Kamzës është rikonstruktuar por nuk është ruajtur thellësia e kanaleve kulluese e cila duhet të ishte ruajtur patjetër. Ky kanal si mund të bëhet më i cekët? Duhet të ishte bërë më i thellë, të lidhej më Lanë. Është gabim inxhinierik. Për mua inxhinerët duhet të pyeten, të merren në pyetje nga prokuroria, madje duhet të hetohen sepse ne nuk kemi nevojë për rrugë të bukura por për rrugë funksionale”.

Share This Article