Arrestohet se i vijnë erë çorapet

Dita

Policia indiane ka arrestuar një person era e çorapeve të të cilit ka shqetësuar pasagjerët e një autobusi të cilët kanë protestuar.

 Personi në fjalë hoqi këpucët dhe çorapet në autobusin që shkonte nga shteti pranë Himalajave, Himachal Pradesh në Nju Delhi dhe i vendosi nën vete, thotë policia.

Pasagjerë të tjerë janë irrituar dhe i kanë kërkuar ti hidhte çorapet, por ai ka refuzuar duke u përballur fizikisht, aq sa detyroi shoferin e autobusit të ndalonte pranë një stacioni policor në distriktin e Una në Himachal Pradesh.

Shefi i policisë Sanjeev Gandhi tha për AFP se autobusi ndaloi disa herë për shkak të erës së tmerrshme para se të vinte në stacionin e policisë. “Ai u arrestua për prishje të qetësisë publike e më pas u lirua me kusht”, ka thënë Gandhi. Ai shton se personi ka kërcënuar pasagjerët e tjerë dhe ka shkaktuar telashe edhe në stacionin e policisë.

Ai u largua me tjetër autobus një ditë më pas, teksa ngulmonte se çorapet e tij nuk vinin erë.

Share This Article
1 Comment
  • Po na beni indianet pastertore, ata vijne ere te gjithe, ne 1,3 miliard banore nuk mund te gjesh dot nje person qe nuk vjen ere komplet e jo me kembet.
    Te habit fakti qe ne Indi paska akoma njerez qe veshin corape.
    Indianet jane “ibreti alem”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *