Prokurorja e Elbasanit padit shefin…

Dita

Amanda Xhaferi, prokurore pranë akuzës së Elbasanit i është drejtuar policisë së këtij qyteti, ku ka bërë një kallëzim të pazakontë. Xhaferi, mësohet se ka kallëzuar në polici shefin e saj, kryeprokurorin e Elbasanit Dritan Gina, duke e akuzuar këtë të fundit për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Prokurorja Xhaferi, e cila mësohet se ka rreth tre vite që është pjesë e organit të akuzës, pretendon se Dritan Gina, i ka hequr në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin për funksionimin dhe organizimin e Prokurorisë së Përgjithshme tre procedime penale.

Sipas saj dosjet janë marrë pa dëshirën e prokurores. Sipas kallëzimit të Xhaferit, ka kërkuar që këto dosje ti rikthehen sërish asaj, por nuk i janë vënë në dispozicion. Këto tre procedime penale, kanë qenë duke u hetuar pikërisht nga prokurorja Xhaferi, e cila ushtronte detyrën e saj pranë seksionit të Task-Forcës.

Mirëpo pas ndryshimeve të seksioneve në këtë prokurori është bërë dhe një shpërndarje e re e dosjeve penale. I kontaktuar në telefon, prokurori Dritan Gina, tha se asnjë dosje nuk është marrë me forcë dhe asnjë dosje nuk ka humbur, pasi çdo material i këtyre dosjeve ndodhet në prokurori. Dosjet janë shpërndarë në seksione të ndryshme, ku ato që ka pasur njësia Task-Forcë, i ka marrë seksioni për krimin-ekonomik pranë kësaj prokurorie./ shqiptarja.com

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *