Presidenti i SHBA Donald Trump ka vendosur të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga Pakti i OKB-së për menaxhimin e krizave të emigrantëve dhe refugjatëve, pasi ai beson se ky Pakt është “i papajtueshëm” me politikën e tij të emigracionit.
“Misioni i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara ka njoftuar Sekretarin e Përgjithshëm se Shtetet e Bashkuara po ndërpresin pjesëmarrjen në Paktin Global për Imigracionin, i njohur ndryshe si Deklarata e Nju Jorkut”, bëri të ditur delegacioni i SHBA në OKB.
Në shtator 2016, 193 shtetet anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së miratuan unanimisht një tekst nën titullin Deklarata e Nju Jorkut mbi Refugjatët dhe Emigrantët të hartuar për të përmirësuar qeverisjen ndërkombëtare mbi emigracionin (pritja, asistenca, riatdhesimi, etj.)
“Deklarata e Nju Jorkut përmban shumë dispozita që nuk janë në përputhje me politikat e emigracionit dhe refugjatëve në Shtetet e Bashkuara dhe autoritetet e Qeverisë së amerikane në lidhje me emigracionin. Si rezultat, Presidenti Trump vendosi t’i japë fund përfshirjes së SHBA-së në përgatitjen e Paktit që synon të formojë një konsensus ndërkombëtar në OKB në 2018”, thuhet në deklaratën e SHBA në Kombet e Bashkuara.
“Asnjë vend nuk ka bërë më shumë se SHBA dhe bujaria jonë do të vazhdojë. Por vendimet tona mbi politikat e emigracionit duhet të merren gjithmonë nga amerikanët dhe vetëm amerikanët. Ne do të vendosim se cila është mënyra më e mirë për të kontrolluar kufijtë tanë dhe të cilët do të lejohen të hyjnë në vendin tonë”, tha përfaqësuesja e SHBA në OKB, Nikky Haley.

Amerika banohesh nga autoktone qe bota i quajti Indian.Indianet e Amerikes.Kjo ishte rraca e kuqe e katerta mbas te bardhes(europiane),te zezes(Afrikane) e te verdhes(Aziatike),sot e kuqja asht zhduke nga nderhyrja emigratore aventuriere e europianve qe pushtuene teritorin e kesaj rrace te kuqe.
Tashti vete keto trashigimtare emigratoresh pushtues kundershtojne emigrimin e sotem ne teritorin emigrator Amerikan te ashtuquajtur USA.Ne shikimin e kushteve ekzistuese krahasuese nga pushtuesit e hereshem aventurier emigrante dhe emigrantet sot aspak aventurier,jam ne dileme se si ta kuptojme me objektivitet te drejten per drejtesi qe raca e bardhe i jep te drejten vetes ne cdo kohe.Edhe kur pozicionohet dhe kryen pushtim e zhdukje te nji etnitetit tjeter.Edhe kur vendos sot te mos pranoje ate qe duhet pranuar sic pranoje te mireqenun vetveten e parardhesve te tyre ne kete truell.