E mbani mend atë fotolajmin kur kryeministri shqiptar Edi Rama kontrollohej në një aeroport të Holandës? Duket se ky është një standard për ballkanasit, VIP-a apo jo VIP-a qofshin.
Këto ditë i ka rënë për hise kreut të opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis që të kontrollohet në aeroportet gjermane, më konkretisht në atë të Frankfurtit, shkruan ResPublica.
“Si grek u ndjeva i sikletosur kur u çova në një terminal të ndryshëm të aeroportit të Frankfurtit dhe prita 20 minuta që të më kontrollonin pasaportën”, tha Mitsotakis gjatë një takimi të organizuar në Bruksel.
Veprimi i autoriteteve gjermane bazohet në një marrëveshje me Komisionin Europian që i mundëson Gjermanisë të ushtrojë kontrolle pasaportash për të gjithë personat që hyjnë nga Greqia.
Sipas kësaj marrëveshjeje, kontrolli do të ushtrohet në terminalet për qytetarët e Shengenit dhe nuk do të ketë zhvendosje.
Mirëpo Mitsotakis ka rrëfyer një procedurë tjetër.
Vendimi i Gjermanisë erdhi pas konstatimeve se nga Greqia kishin hyrë në Gjermani më shumë sesa 1000 persona ilegalisht.

Provojeni dhe ju qen bir qeni,se keni luajtur arrogantin me shqiptaret hallexhij,jua keni grisur pashaportat ne ftyre.
Vertet e kane bere kete? Pse?
Nuk eshte ndonje nder te jesh grek ! Do te ishte me mire ta kaloje ne heshtje kete qe ndodhi . Greket jetojne me delirin e madheshtise , qe dikur helenet e lashte , i kane dhene aq shume njerezimit , edhe pse banoret e sotme ne kete shtet nuk i lidh asgje me helenet !
Zbrisni me kembe ne toke , qe te merni vesh se kush jini ne te vertete !
Po pse tani e mori vesh gjermani qe keta jane aziatik.
Jo vetem emigrantet.
Kjo shkaktohet edhe si pasoje e vete pasaportave greke. Nuk jane biometrike, por letra te zakoneshme.
Vete ata, neve, na kerkojne “qiqra ne hell”
“Vendimi i Gjermanisë erdhi pas konstatimeve se nga Greqia kishin hyrë në Gjermani më shumë sesa 1000 persona ilegalisht.”
më duket se janë kapur 1’000 persona që kanë dashur të hyjnë me pasaporta të fallcifikuara!
pra do të thotë se ata që kanë hyrë janë më shumë!!