Perisic likuidon Chievon, Interi i vetëm në krye të renditjes

DITA Online

Inter nuk ka zhgënjyer. Zikaltrit kanë arritur një fitore bindëse ndaj Chievos së Veronës me rezultatin e thellë 4-0 duke i ngjitur në për të parën herë që prej janarit të 2016 në krye të kampionatit italian.

Një rezultat fantastik i shoqëruar nga një lojë po aq fantastike për vendasit, të cilët të mbështetur nga 60,000 tifozë kanë dhuruar spektakël në San Siro duke mos lejuar kundërshtarët për asnjë moment të ishin të rrezikshëm, dhe duke shfaqur një dominim si rrallëherë këtë sezon.

Kjo mbase ishte ndeshja më e mirë e sezonit, dhe erdhi fiks një javë përpara supersfidës ndaj Juventus, në të cilën Inter do të hyjë në formën më të mirë të mundshme.

Duheshin 23 minuta që të zhbllokohej sfida, me golin e Perisic, përpara se të fillonte festivali i golave dhe lojës së bukur.

Icardi, sërish Perisic dhe Skriniar shënuan për vendasit.

Dhe në minutën e fundit të ndeshjes erdhi edhe tripleta e kroatit Perisic, i cili padyshim që ishte lojtari më i mirë në fushë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *