Një 61 vjeçar në Tiranë ka shkatërruar lokalin e një shtetasi 66 vjeçar në rrugën “Dritan Hoxha”.
Ai ka hequr dyert, dritaret, sahatin e ujit dhe rrjetin e energjisë elektrike, për arsye ende të panjohura.
Policia e Tiranës është në kërkim të 66 vjeçarit te identifikuar me emrin Kujtim dhe po punojnë për kapjen e tij.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 02.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.H., vjeç 61, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 13:00, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka shkatërruar lokalin e shtetasit A.D., vjeç 66 banues në Tiranë, duke i hequr dyert, dritaret, rrjetin e energjisë elektrike, tubat dhe sahatin e ujit. Punohet për kapjen e Kujtimit. Neni 150 i Kodit Penal.
