Video/ Manchester City udhëheq i qetë “Premier League” përmbys West Ham

Leda Hysa

Manchester City vijon të udhëheq i qetë “Premier League” pasi sot ka fituar me përmbysje 2-1 kundër West Ham në “Emirates Stadium”. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola pavarësisht se hasi mjaft pengesa arriti në përfundim të koleksiononte fitoren e 12 radhazi.

Miqtë realizuan të parët në përfundim të pjesës së parë me ish-juventinin Angelo Ogbona.

Pas këtij goli City rriti nivelin e lojës dhe në minutën e 57-të Nicolas Otamendi arriti të barazonte shifrat. Duhej të vinin minutat e fundit të takimit, ashtu siç ka ndodhur edhe dy ndeshjet e mëparshme të Man. City-t për të fituar 3 pikët.

Ekzaktësisht në minutën e 82-të spanjolli David Silva i dha fitoren “qytetarëve” duke iu përgjigjur siç duhet Manchester United që dje triumfoi përballë Arsenal dhe që javën tjetër do përballet me të besuarit e Guardiolës.

http://www.dailymotion.com/video/x6azvyj#tab_embed

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *