Siguria ushqimore vazhdon të mbetet një prej temave më të nxehta që shoqëron çdo konsumator sa herë që shkel në supermarket apo ndalet të bëjë pazaret e radhës në treg.
Më poshtë janë katër truke të thjeshta që ju ndihmojnë të dalloni orizin natyral nga ai plastik.
1-Testi i densitetit të ujit: Shtoni dy lugë gjelle oriz në një gotë me ujë dhe trazojeni mirë e mirë. Orizi natyral qëndron në fund të gotës, kurse orizi plastik dhe toksik ngjitet drejt sipërfaqes së saj.
2-Testi i zjarrit: Mbushni një lugë gjelle ose çaji me oriz dhe digjeni. Nëse është natyral nuk do të digjet, ndryshe nga orizi plastik që nxihet menjëherë dhe lëshon erë të rëndë plastike.
3-Testi i bluarjes: Edhe ky test mund t’ju vijë në ndihmë ne qoftw se dyshoni që produkti që po përdorni i përket një cilësie jo fort të besueshme. Merrni pak oriz dhe bluajeni në havan ose blender. Orizi natyral shndërrohet menjëherë në miell orizi të bardhë, kurse ai plastik merr ngjyrë të verdhë.
4-Testi i mykjes: Vendosni orizin e zier në një vazo qelqi dhe lëreni të mbyllur për 3-4 ditë. Nëse ai ka krijuar myk do të thotë se produkti juaj është origjinal, ndryshe nga orizi plastik nuk pëson asnjë ndryshim.

http://www.bbc.com/news/blogs-trending-40484135
Fake news!!! Shikoni c’thote BBC.
Nuk ka oriz plastik.