Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi akuzohen për trafikim lëndësh narkotike.
Të arrestuarit janë Ibrahim D., 38 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë një kontrolli policor i janë konstatuar 2 doza lëndë narkotike e llojit heroinë.
Gjithashtu policia e Delvinës ka arrestuar Ardian.S., 46 vjeç, banues në Delvinë, pasi ka kundërshtuar forcërisht punonjësit e policisë të Komisariatit Delvinë gjatë kryerjes së detyrës.
Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.
