Lajmi i mirë: Është vrarë frika

anazapta

E nderuara redaksi e gazetës DITA. Pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve, njerëzia duket e çliruar, më duket se edhe frymë merr lirisht. Ishte krijuar ideja se vështirë se “PLAKU MERE” e lëshon pushtetin edhe pse kishte bërë shumë zullume edhe pse faktori ndërkombëtar kishte folur hapur për ndryshim.

Mjeshtri i vjetër gjatë fushatës, ndihmuar edhe nga servilët e dalë boje, të cilët po e krahasonin me Skënderbeun, të krijonin idenë se rezultati do të ishte i ngushtë dhe ai do ta kthente në favor të tij. Por urrejtja mbarë popullore ia dogji letrat në dorë. Ai që dukej i pathyeshëm iku si qeni i rrahur. Fitorja është se tani sido që do të ketë shumë vështirësi, është vrarë frika e s’do ketë më njeri që të luajë me fatet e të tjerëve, 4 vite vijnë shpejt. Faleminderit, Ismaili nga F. Kruja.

 

SMS në DITA në 0689073730

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *