Mediat e huaja: “Air Albania” kundër “italianëve të fortë”

DITA Online

 

Lajmi se Shqipëria do ketë një linjë të saj ajrore ka nisur të qarkullojë edhe në mediat ndërkombëtare.

Agjencia e specializuar “AeroTelegraph” shkruan se Air Albania ka qenë një projekt i dashur për kryeministrin Edi Rama për një kohë të gjatë.

Me ndihmën e Turkish Airlines, Air Albania do të nisë fluturimet në fillim të vitit që vjen.

Agjencia shkruan se Rama është shprehur se turqit do të ofrojnë ndihmë teknike, por pa dhënë detaje.

Fillimisht Air Albania do të fluturojë për në Podgoricë, Shkup, Sarajevë, Prishtinë dhe Zagreb. Më pas do nisë fluturimet drejt Europës Perëndimore.

Qëllimi është që të thyejë dominimin italian.

AT shkruan se tre kompanitë ajrore me më shumë pasagjerë në vend janë italiane: e para është Blue Panorama, më pas vjen Ernest Airlines dhe e treta është Alitalia.

Agjencia shkruan se edhe një kompani shqiptare, Albawings ka nisur fluturimet drejt Italisë, vend ku jetojnë 500 mijë shqiptarë.

Sipas AT, qëllimi i Ramës është që të ulen çmimet e biletave dhe të përmirësohet shërbimi me shpresë se kjo do sjellë zhvillim ekonomik në vend.

Turizmi është një nga shpresat e mëdha të Shqipërisë, shkruan agjencia.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *