Ndonëse rasti nuk e ka sjellë të njihemi tet-a-tet, nga afër, ia njoh CV-ne nëpërmjet poezisë dhe artit të tij opozitar. Si atë më të hershëm, edhe këtë të ri, të freskët që përcillet nga faqja e gazetës Dita në përditshmëri. Kujtdo që e lexon i pëlqen se gjen emocionin e dufit të vet. E në këtë rast vlen urimi – pena, pushkë t’u bëftë – duke gjuajtur mashtrimin, abuzimin, korruptimin, servilizmin e plot imoralitete të tjera që çjerr pena-pushka jote. Më vjen keq që s’u bëre deputet i Aleancës Popullore. Do t’a kishit hijeshuar Kuvendin. Gjithmonë kam patur konsideratë dhe admirim për popullsinë çame e historinë e saj. Edhe mirësia, vlera e dinjiteti i fjalës dhe veprës tuaj është pjesë e pasurisë çame. Mendoj se zgjidhja e çështjes çame në kuadrin e BE do jetë ndër synimet e qeverisjes nga Edi Rama dhe koalicioni fitues, pjesë e të cilit është AP.
Letër e nënshkruar: Përparim Shullazi

z shullazi dhe mua me vje mire per urimin qe i ben benit po fundi fundit qellimit ja ariten sepse fitioi e majta ..keshtu beni do jape kontribut ne qeveri rama ka bere plante mire qe u jep mundesi te afteve ne qeverisje urime benit ne nje post qe te spikase talenti i tij