Nuk u çudita aspak nga klithmat e Lulit e të Olldashit. Këta Sanço kanë shpërthyer rrugëve, duke ulërirë e duke i thënë popullit se duhet të ndalim bandat e Edi Ramës e Ilir Metës. I kuptoj të dy këta Donkishotë të dëshpëruar. Mirë more Luli, o “kolopuc i Bacës”, mirë more “Sokol i maleve”, po si e harruat KRYEBANDITIN, shefin tuaj shejtan me brirë? Ju ka lëshuar si sallahanë rrugëve dhe lëshoni broçkulla, saqë as vetë nuk dini ç’thoni. Merreni më shtruar, more DEMOKRATË TË THEKUR. Po kur do të na shpëtoni nga këta banditë? Nuk e dini ju ku hanë e flenë kriminelët? Ti Lul me “kostum bosh” se trupi të bredh me maska andej nga Narta e Vlorës, kur do të na shpëtosh nga vrasesit? Ndërsa ti Sokol mali bën mirë të mos flasësh. Fundja, po s’na shpëtuat ju nga bandat, do t’ju shpëtojmë ne nga banditët, o banditë të stazhonuar. V.D
SMS në DITA në 0689073730

Vendosja dhe respektimi i hekurt i ligjit eshte “ilaci” i vetem i demokracise, te tjerat jane brockulla , me te cilat nuk duhet humbur kohe…!
Nuk fitohet kredo politike duke share Edi Ramen por duke shpalosur programin tuaj per kryetar te forces tuaj politike mos veproni si “babai”juaj tregohuni te matur..