Një telefonatë shmang vrasjen e gruas

Leda Hysa

Policia e Lezhës shpëtoi jetën e një gruaje, e cila po kërcënohej për vrasje nga burri i saj 36-vjeçar. Kur policia shkoi në shtëpinë e çiftit gjeti drogë.

Në sallën operative u bë një telefonatë se në një banesë në Kotërr-Lezhë ka një konflikt. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë shkuar menjëherë ku kanë konstatuar se po ndodhte një konflikt në familje, mes një çifti.

Falë ndërhyrjes në kohë efektivët e policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, ku Andi P., po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Nga kontrolli fizik dhe i banesës Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 460 fara narkotike të dyshuara Cannabis Sativa dhe  61 gramë lëndë bimore në formë boçe. Policia e Lezhës arrestoi 36-vjeçarin..

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *