Shifrat e çmendura të kontratës së re të Leo Messi-t

DITA Online

 

Operacioni për rinovimin Lionel Messi-it kushtoi në total 350 milionë euro.

Sipas spanjolles “Mundo”, argjentinasi priti pak, pasi ishte i paqartë për mënyrën se si do të shkonin gjërat në Katalonjë, nisur nga paqëndrueshmëria politike.

Firma erdhi më 25 nëntorin e shkuar, me katalanasit që vendosën të shpejtonin dhe të bënin një ofertë joshëse, nisur nga fakti që edhe Machester City kërkonte shërbimet e futbollistit.

Klubi anglez i drejtuar nga Pep Guardiola i kishte ofruar “Pleshtit” 100 mln euro vetëm për firmën në kontratë dhe më pas nga 50 mln euro në sezon.

Në bazë të akordit me Barçën, Messi do të përfitojë 75 mln euro deri në sezonin 2020-2021. Sipas legjislacionit katalanas, 48% e kësaj shifre shkojnë për taksat, kështu që rroga e lojtarit do të jetë 39 mln euro në një sezon.

Gati dyfishi i pagës së yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili paguhet 21 mln euro në sezon.

Jo vetëm kaq, por Messi do të përfitojë edhe të ardhurat nga të drejtat e imazhit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *